Gërryesit e lumenjve thyejnë qeverinë
Askush nuk mund të ndalojë masakrën e lumenjve në vendin tonë. As Këshilli Kombëtar i Ujit, as urdhrat e Kryeministrit e të ministrit të Mjedisit, as Inspektorati i Ndërtimit. Edhe pse vazhdimisht nxirren vendime që mbajnë firmën e kryeministrave, apo të ministrave të Mjedisit, ekskavatorët vazhdojnë të gërryejnë dhe të shkatërrojnë shtretërit e lumenjve. Madje, rrezikojnë edhe jetën e banorëve të fshatrave që ndodhen pranë këtyre lumenjve. Duke zgjeruar lumenjtë, duke gërryer poshtë urave, një ditë do ta shohin veten "anës lumit".
Në shtratin e lumit Mat, pikërisht në zonën ku është e ndaluar nxjerrja e materialeve inerte, midis tre urave që ndodhen mbi këtë lumë, në ditët kur nuk ka shi në çdo moment të ditës, gjen ekskavatorë që gërryejnë shtratin. Kamera e "Fiks Fare" ka vëzhguar pikërisht këtë zonë të ndaluar për nxjerrjen e materialeve inerte dhe ka gjetur ekskavatorë që punojnë në muajt korrik, gusht dhe shtator të këtij viti.
Kur pyetëm në Ministrinë e Mjedisit drejtorin e politikave të mbrojtjes së natyrës, Saimir Hoxha, ai na përmend gjobat që ka vendosur Ministria e Mjedisit ndaj subjekteve që punojnë në mënyrë të paligjshme në shtratin e lumit Mat. Madje, thekson se kanë sekuestruar edhe katër ekskavatorë, "mirëpo keqbërësit e kanë shumë të thjeshtë që të hyjnë në lumë, meqenëse është afër autostradës".
Prononcimin e tij lidhur me masakrën që po i bëhet shtratit të lumit Mat drejtori i politikave të mbrojtjes së natyrës e mbyll me konstatimin se "ky është një problem shumë i madh".
E ndërsa nxjerrja pa kriter e materialeve inerte midis tre urave në lumin Mat do të rrezikojë këmbët e urave, gërryerjet pa kriter në lumin Shkumbin po rrezikojnë çdo ditë e më shumë jetën e banorëve të Komunës Shirgjan. 50 familje të fshatit Jagodinë, ku është dëmtuar argjinatura e lumit Shkumbin në një gjatësi prej 500 metrash, rrezikojnë të përmbyten. Gjithashtu rrezikojnë përmbytjen 50 ha tokë bujqësore në po këtë fshat, ndërkohë që deri tani janë gërryer nga ky lumë rreth 5 ha tokë bujqësore.
Pasi komuna e bëri problem disa herë, erdhën disa ekspertë që bënë projektet për të ndërhyrë, por deri më sot askush nuk mori masa që të ndalohej shkatërrimi. Por shkatërrimi në Shkumbin vazhdon nga persona që janë të palicencuar.
Dy vjet më parë "Fiks Fare" filmoi ekskavatorët që punonin natën.
Punohej natën dhe kamionët ngarkoheshin me material inert për t‘u shkarkuar në një impiant që ndodhej rreth pesë kilometra larg vendit, ku gërryhej. Kamera e "Fiks Fare" filmoi këta ekskavatorë dhe kamionë në mesnatën e 1 dhjetorit 2006. Për 30 minuta kamera e "Fiks Fare" filmoi gjashtë kamionë që dilnin nga shtrati i lumit të ngarkuar me material inert.
Sot, dy vjet më pas, ekskavatorët gërryejnë në mes të ditës dhe rrezikojnë jetën e banorëve të të gjithë fshatrave që ndodhen anës Shkumbinit.
Kryetari i Komunës së Shirgjanit i ka kërkuar ndihmë Drejtorisë së Bujqësisë së Elbasanit, Prefekturës së Elbasanit, Ministrisë së Mjedisit, Ministrisë së Bujqësisë, Drejtorisë së banesave të Elbasanit dhe së fundmi zv/kryeministrit Genc Pollo. Deri më sot askush nuk ka ndërhyrë për të ndaluar shfrytëzimin pa kriter të shtratit të lumit Shkumbin dhe të shpëtojë nga përmbytja banorët që rrezikohen çdo ditë.