E Diel, 1 Nëntor 2026

-Z.Nano takohet edhe me përfaqësues të organizatës së veteranëve të luftës Nacionalçlirimtare të Fierit - Gjatë vizitës në qytetin e Fierit, Kryeministri Nano zhvilloi një vizitë në

-Z.Nano takohet edhe me përfaqësues të organizatës së veteranëve të luftës Nacionalçlirimtare të Fierit -

Gjatë vizitës në qytetin e Fierit, Kryeministri Nano zhvilloi një vizitë në qendrës sociale dhe profesionale "Murialdo". Ai vizitoi klasat dhe ambientet e tjera të kësaj shkolle dhe u njoh me programet dhe ecurinë e saj.

Gjatë bashkëbisedimit me të rinjtë, Kryeministri Nano u shpreh se qeveria shqiptare ka në vëmendje dhe ka përgatitur politika që kanë si qëllim nxitjen dhe angazhimin e të rinjve për të dhënë kontributin në përmirësimin e të gjithë shoqërisë. Z.Nano theksoi se shume te rinj jane te angazhuar tashme si administratore dhe menaxhere publike,ashtu sikurse dhe ne qeveri. Kryeministri në këtë funksion tha se jo pa qëllim Ministri i Kulturës Klosi dhe ai Rendit Publik Toska ndodheshin sot së bashku për të diskutuar me të rinjtë e kësaj qendre mbi hapat dhe reformat që ata kanë ndërmarrë në fushat përkatëse.

Për qeverinë, shtoi z.Nano, është e rëndësishme mbështetja e qendrave të tilla si "Murialdo", e cila është një shembull për promovimin, shkëmbimin e eksperiencave dhe përgatitjen profesionale të të rinjve. "Ju po përmirësoni jetën e familjeve tuaja me arsimin dhe profesionin që merrni në këtë shkollë, por nesër do të përmirësoni të gjithë shoqërinë. Ju shoh si pjesë të projekteve lokale dhe kombëtare, ku do të duhet kontributi juaj i vlefshëm", iu drejtua Kryeministri të rinjve.

Qëndra sociale "Murialdo" është krijuar në vitin 1994 dhe ka si qëllim formimin profesional dhe edukimin e të rinjve. Ajo ofron kurse dyvjeçare në profesione të ndryshme, si dhe në studimin e gjuhëve të huaja, në lëndet e informatikës etj. Ajo bashkërendon me institucione të tjera lokale aktivitete te ndryshme kulturore, sportive, integrimin e adoleshentëve në vështirësi, etj. Aktualisht në të studiojnë rreth 100 nxënës.

Gjithashtu Kryeministri Nano ishte i ftuar në një takim me përfaqësues të organizatës së veteranëve të luftës nacionalçlirimtare të Fierit.

Z.Nano shprehu respektin dhe mirënjohjen për sakrificat, mundin dhe kontributin e tyre të çmuar në zhvillimin e shoqërisë, në ruajtjen dhe konsolidimin e vlerave të shëndosha morale, patriotike, e qytetare dhe të respektit njerëzor. Qeveria që unë drejtoj, tha z.Nano, do të vazhdojë të punojë me përkushtim për ju dhe brezat e njëpasnjëshëm të luftëtarëve të lirisë, të veteranëve. "Është një detyrim historik që ne kemi si komb dhe si shtet për të mbajtur gjithnjë të gjallë dhe për të shpërblyer denjësisht veprën tuaj të papërsëritshme", tha Kryeministri.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›