Gjatë vizitës në Fier, Kryeministri dhe Kryetari i PSSH, Fatos Nano zhvilloi një takim me përfaqësues të sipërmarrjes private dhe intelektuale të qytetit të Fierit. Gjatë këtij takimi, të
Gjatë vizitës në Fier, Kryeministri dhe Kryetari i PSSH, Fatos Nano zhvilloi një takim me përfaqësues të sipërmarrjes private dhe intelektuale të qytetit të Fierit. Gjatë këtij takimi, të pranishmit kanë bashkëbiseduar për çështje që lidhen me kontributin e faktorëve të ndryshëm në sipërmarrje, projekte dhe ideve për zhvillimin ekonomiko-social, lokal dhe kombëtar.
Me këtë rast, në fjalën e tij z. Nano u shpreh:
"Zhvillimi është bërë pronë e të gjithëve, që do të thotë se jo vetëm legjislacioni, por dhe projektet e zhvillimit, që financohen në shkallë kombëtare dhe në shkallë vendore, apo që mpleksin ciklin e investimit publik me atë privat, janë trasparente. Kjo është dhe një nga arsyet që unë desha të flas me ju sot, sepse fushatë më të mirë elektorale se kjo nuk ka.
Sidoqofte,unë nuk kam ardhur per te bere fushate, perderisa treguesit e zhvillimit, projektet e zhvillimit, hapesirat per partneritet me ata qe e sjellin zhvillimin jane kaq transparente, kaq publike. Une besoj se qeveria dhe ju mund t'i kerkojne njeri-tjetrit çdo hap qe perfeksionon dhe konsolidon kete zhvillim, qe e mbron dhe e ben akoma me te lubrifikuar, sepse ka shume xhelozi per kete zhvillim, sic ka konkurence per te kapur zyra dhe tendera, ka edhe nje xhelozi te frikshme, negative per kete zhvillim qe ka marre vendi, tregu, institucionet, shoqeria, bashkepunimi me donatoret dhe gjithçka tjeter.
Natyrisht, ka shume probleme te pazgjidhura, por kjo skeme kaq publike e punes dhe bashkeveprimit qe keni krijuar, jo vetem sot, por ne gjithe procesin, qe sjell qeverine ne kontakt me sipermarrjen, me autoritetet vendore, per te aktivizuar resurse dhe per te krijuar lehtesira per zhvillim, ka nje hop dhe nje transformim substancial ne keta 8 vitet e fundit, jo vetem ne gjithçka tjeter, por edhe ne klimen per sipermarrje, ne politikat fiskale, ekonomike apo inisiativat ligjore, qe permiresojne klimen per sipermarrje, per biznes apo legjislacionin dhe procedurat administrative, qe sjellin biznesin ne kontakt me shtetin, apo me tregun.
Kjo eshte detyra e shtetit, te ndertoje infrastrukturen makrofizike, ligjore dhe administrative qe kontrollon tregun, qe hap tregun, qe percakton dhe mbron rregullat e konkurences, pa diskriminim dhe favorizim ne kete treg, qe mbron resurset dhe sipermarrjet kombetare ne procesin e hapjes e te zgjerimit te tregut ne rajon e me gjere.
Shqiperia po i afrohet Europes bashke me rajonin. Ky proces po i ben edhe me atraktive, edhe me vulnerabel inisiativat sipermarrese apo resurset tradicionale, industrite tradicionale. Kjo hapje po sjell nje trysni me te strukturuar mbi programet tona te zhvillimit, strategjite, apo projektet tona rajonale, si dhe mbi inisiativat tuaja sipermarrese. Kjo po sjell edhe nje kompeticion, nje konkurence me te gjere sesa debati i brendshem politik, pra midis partive, midis pozites-opozites, nje konkurence me rajonin, me eksperiencat e vendeve me te zhvilluara, sidomos nje konkurence me standartet, me instrumentat qe perdor Europa komunitare ne politikat fiskale, ne administrim fiskal, ne inisiativa per sipermarrje apo ne modalitete partneriteti midis shtetit dhe biznesit, modalitete kontratash apo punesh publike qe hapin pune dhe zgjerojne hapesira per investim ne dobi te zhvillimit.
Une i regjistrova ne menyre aktive te gjitha çeshtjet qe ju ngritet, te cilat nuk jane te panjohura per ne dhe jane pjese te diskutimeve edhe te qeverise me strukturat e saj te specializuara, te keshillit konsultativ qeveri-biznes, - qe eshte nje nga instrumentat me te cilin ne punojme ne menyre te panderprere me ju, jo vetem per stinet e paketave fiskale, - si dhe jane stimuj, ngacmime, ndjeshmeri dhe probleme, te cilat na ndihmojne ta forcojme me shume kete marredhenie marrjeje dhe dhenieje me ju, ne funksion te azhornimit, te saktesimit, te permiresimit cilesor te strategjive te zhvillimit, te politikave te zhvillimit, te instrumenteve te zhvillimit, qe zbresin bashke me refomat e decentralizimit, te delegimit te autoritetit apo te ndryshimit te skemes se administrimit te fondeve apo te burimeve ekonomike dhe fiskale nga qendra drejt poleve te zhvillimit, drejt bashkive, sidomos drejt qendrave te tilla te rendesishme, si dhe Fieri, qe eshte nje nga motoret e zhvillimit kombetar nga pikepamja e infrastruktures se rritjes ekonomike dhe e kryqezimit te flukseve, te cilat po transformojne edhe tregun, edhe ekonomine shqiptare, si dhe po riorientojne me mire dhe zhvillimin apo aktivizimin e njerezve, te sipermarrjeve dhe burimeve per zhvillim ketu ne qarkun e Fierit.
Unë besoj se kemi një interes madhor që na bashkon dhe ky është interesi për ta konsoliduar këtë gjendje, që ka nxitur zhvillimin, ka përmirësuar klimën për sipërmarrjen, ka zgjeruar hapësirat për investim apo për transaksione, ka përmirësuar legjislacionin për shkak të partneritetit qeveri- biznes apo organizata përfaqësuese të sipërmarrësve dhe, për pasojë po shton nevoja për më shumë dinamikë dhe më shumë stimuj, që e disiplinojnë apo e konsolidojnë këtë proces, ku rritja ekonomike po përfshin të gjithë territorin dhe po përfshin gjithnjë e më shumë sipërmarrës dhe punëkërkues, dhe gjithnjë e më shumë institucione, komunitete, të cilat po ftohen dhe po stimulohen, që të mos lëvizin aq shumë sa në 14-vjet tranzicion. Po stabilizohen komunitetet dhe prandaj vjen trysnia për më shumë studim të territorit, vecanërisht në prioritete, që pa këtë konsolidim të skemës nuk do të shfaqeshin dot.
Prioriteti- Turizëm i gërshetuar me politika që mbrojnë apo rikuperojnë mjedisin nuk mund të shfaqej në kohën e zhvendosjeve masive Veri-Jug apo për jashtë vendit. Prioriteti i kurimit të efekteve mjedisore të industrisë së trashëguar nuk mund të vinte dhe të shfaqej tani, nëse nuk do të kishin hyrë vrullshëm, jo vetëm në mbyllje, por edhe në ristrukturimin e industrive tradicionale të vendit.
Unë këtë bashkëbisedim me ju nuk mund ta vazhdoj përvecse brenda kuadrit të Strategjisë së Objektivave të Zhvillimit të Mijëvjecarit, që është dokumenti dhe instrumenti themelor, që bashkon dhe takon qeverinë me ju, pra me qarkun, me aktorët e qarkut, me institucionet demokratike, që thithin dhe zbatojnë kompetencat e administrimit publik këtu në qark me sipërmarrësit, me organizatat përfaqësuese të tyre dhe me komunitetin.
Unë dua ta vlerësoj edhe këtë kuadër zhvillimi, këtë dokument zhvillimi, por edhe këtë potencial që ju keni shfaqur me atë strategji të përcaktimit dhe të konturimit të fizionomisë së zhvillimit afat-mesëm të qarkut të Fierit, në përputhje me objektivat e zhvillimit të qëndrueshëm apo siç quhet ndryshe, Objektivat e Zhvillimit të Mijëvjecarit.
Unë dua të përgëzoj autoritetet vendore të qarkut, përfaqësuesit e biznesit dhe të shoqërisë civile, ekspertë të pavarur dhe profesionistë të fushave të vecanta, për kontributin që kanë dhënë në hartimin e këtij dokumenti dhe instrumenti bashkëpunimi për zhvillim. Ju këtë e keni bërë në bashkëpunim me zyrën e Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim, PNUD dhe vetëm para disa muajve këtë projekt e kemi paraqitur sëbashku dhe ka ardhur koha të vazhdojmë të flasim dhe të punojmë me të dhe mbi të, për të rikolauduar me këtë ritëm që jemi, ju dhe reformat, që sjellin më shumë hapësira dhe autoritet pranë jush, treguesit dhe objektivat e zhvillimit, për ta bërë më të konsoliduar dhe më dinamik procesin.
Janë pak ende. Sëbashku me Fierin janë 5 qarqe në shkallë kombëtare, që punojnë me këtë program me Objektivat e Zhvillimit të Mijëvjecarit dhe që ka disa pikësynime të rëndësishme, që nga absorbimi apo zhdukja sa më parë e varfërisë, te shkollimi i të gjithë fëmijëve, tek instrumentat dhe politikat e nxitjes së barazisë gjinore, te përmirësimi i shëndetit publik, veçanërisht të nënave, te sigurimi i qëndrueshmërisë së sistemeve të furnizimit me energji dhe të mbrojtjes së mjedisit dhe, krijimi apo konsolidimi i kësaj skeme të partneritetit global për zhvillim, global edhe në nivelin lokal, sepse aktorët janë po ata që ftohen, nxiten dhe detyrohen edhe nga ligji, dhe nga donatorët të punojnë sëbashku, - qeveri, bashki, struktura të tjera lokale, biznes, organizatat jofitimprurëse, donator, banka, agjenci sigurimesh etj.
Deri tani këtu në Fier dhe në shkallë vendi në procesin e hartimit, zbatimit dhe monitorimit praktik të programeve rajonale dhe objektivave të zhvillimit të mijëvjecarit, janë përfshirë më shumë se 72 organizata jofitimprurëse të specializuara dhe kanë pjesmarrje dhe kontribute aktive të më shumë se 600 ekspertëve. Po i them këto për të kuptuar se ç' potenciale ka, ç' potenciale kemi ditur të aktivizojmë, ç' potenciale të shoqerisë civile na lidhin me donatorë dhe organizata dhe agjencitë ndërkombëtare, që nxisin zhvillimin dhe mirëpresin hapat për integrim, tonat, të Shqipërisë dhe të gjithë aktorëve të saj, për t'i bërë të njohura edhe për të gjithë ata që nuk duan apo s'kanë patur mundësi t'i dinë këta tregues dhe këto potenciale, që nuk e njohin këtë produkt të programuar të zhvillimit shqiptar dhe që pastaj me injorancën ose keqdashjen lëshojnë flluska sapuni, projekte fantazma apo projekte të denja vetem per të marrët.
Nuk mund të fantazohet me skemat globale të zhvillimit, nuk mund të krijohet papritmas një NGO më e mirë se të gjithë të tjerat, kur ka kaq shumë ekspertë, eksperiencë dhe zemër apo pronësi intelektuale mbi zhvillimin sa këto shifra që përmenda. Janë disa që nuk e kanë haberin fare për këto potenciale zhvillimi dhe vijnë papritmas nga jashtë shtetit, nga Harvardi apo nga Kosova dhe lëshojnë paketa, politika, mbroçkulla në publik, që trëmbin jo më kalamajt si shefi i tyre, por ka rrezik të na trembin edhe organizatat nderkombetare dhe gjithçka përfaqeson partneritet për zhvillim global të Shqipërisë së re.
Nuk ka dy modele zhvillimi ose atë model zhvillimi që për shkak të urisë apo të etjes për karrike, i gjuan aktorëve që konturojnë zhvillimin global në cdo pjesë të tregut apo pjesë të territorit, që integrohet me botën moderne. Pra, një model zhvillimi që trondit gjithë skemën dhe gjithë aktorët lokalë dhe globalë të zhvillimit, me mbroçkulla që vijnë nga uria për pushtet ose për fonde publike e lamë pas, ajo është skema e izolimit, ishte skema e ndërtimit të cfarëdolloj sistemi me forcat e veta.
Modeli tjetër është ky që punohet me FMN, me BE, me BB, me 17 banka private që punojnë në Shqipëri, me 72 NGO që punojnë për zhvillim me ekspertë dhe ekspertizë të krijuar për 14 vjet zhvillim nga e cila me sa duket një pjesë e politikës apo edhe e sipërmarrjes shqiptare ka 8 vjet që ka humbur kontaktin, ka 8 vjet që ka humbur haberin, ka 8 vjet që ka humbur ritmin, kanë humbur haberin e zhvillimit, nuk duan apo nuk kanë aftësi ta marrin informacionin e zhvillimit, nuk kanë aftësi për partneritet me ju dhe me aktorët e tjerë globalë, që nxisin Shqipërinë për zhvillim dhe integrim global.
Unë nuk kam ardhur këtu për zona elektorale, ndaj po i them të gjitha këto sepse ky investim i madh që ju ka aftësuar edhe ju t'i ngrini kaq mënçurisht problemet dhe, ne të mbajmë shënim seriozisht për hapa të mbetura ose të munguara, për t'u hedhur në të ardhmen, është pasuria themelore që na bashkon dhe na bën vigjilent. Nuk mund të lihet ky zhvillim, kjo skemë bashkëpunimi dhe partneriteti midis aktorësh të interesit me shtetin brenda dhe me donatorët jashtë, në mëshirë të injorancës apo të babëzisë dhe të shkatërrohet papritmas.
Për këtë arsye unë po vazhdoj të punoj me ju me shumë kënaqësi dhe me shumë motivim. Erdha në Fier si qark, duke u kthyer nga Kukësi si qark, sepse të dy qarqet kanë strategjitë dhe programet e zhvillimit të Mijëvjecarit me të njëjtat objektiva, por kanë standarte krejt të ndryshme. Nuk mund t'i gjejmë në Kukës këto potenciale që ka Fieri ende dhe kjo vjen për shkaqe historike, të trashëguara edhe nga regjimet e mëparshme, dhe për shkak të problemeve që janë vërtet më kritike (dhe ne po i kurojmë) për zonën verilindore të izolimit, jo vetëm politiko-historike, por edhe fizike, në kontakt me tregun kombëtar dhe me hapjen në rajon apo ndaj zhvillimit global që po pëson Shqipëria, por sidomos pjesa bregdetare.
Për këto shkaqe, këto rajone sic janë ai i Kukësit ka më shumë varfëri apo papunësi dhe prandaj ka nevojë për më shumë invetsim publik dhe partneritet në menaxhimin publik midis qeverisë dhe autoriteteve vendore, që përshpejtojnë ritmin e integrimit brenda vendit të tyre dhe natyrisht, që garantojnë dhe ndërtimin më të shpejtë të infrastrukturave, që meqë janë sidomos rrethe dhe qarqe kufitare sigurojnë mbylljen e terminaleve të lidhjes kombëtare me rajonin, me vendet fqinje apo integrimin tonë në korridore kontinentale të lëvizjes së njerëzve dhe të vlerave. Qarkun e Fierit mund ta krahasojmë me Tiranën - do të krahasoheni dhe po krahasoheni,- pra po ngriheni në një nivel biznesi kombëtar pa ikur nga Fieri. Unë do ta nxis këtë krahasim që bëra para nja dy orësh në bashki, sepse nga partnerët ndërkombëtarë që përmenda PNUD etj qarku i Fierit renditet në një nivel me qarkun e Tiranës për sa i takon treguesve të zhvillimit njerëzor Human Development Index Indicators.
Pra resurset, mirëqënia, arsimi, shëndeti, infrastruktura etj. janë në nivel tepër të lartë të karahasuar me rajonet e tjera të vendit dhe vini te kryeqyteti, por ama në tregues dhe ritme zhvillimi jeni prapa kryeqytetit.
Unë dua të kuptoj akoma më mirë sot nga ju dhe si ju pse Fieri është një zonë, qark, bashki, treg, me individë të pasur dhe me bashki të varfër? Kur them bashki them prefekturë, komunë e për pasojë ka disnivele edhe në performancën menaxheriale apo thithëse të kompetencave dhe të fondeve dhe pastaj të produktit që nxjerr bashkia, qarku, komuna në Fier në raport me Tiranën.
A keni të paktën inventarin e këtyre lëvizjeve tregtare, lëvizje që nuk administrohen, e bejnë imobiliarin konfliktual ose të pasigurt, sepse tani po mbyllet edhe cilki i krijimit të një tregu funksional të tokës, të truallit, të imobiliarit, të investimit mbi pasurinë e patundshme. C'farë calon këtu, organizimi, skema, ka rezerva në përkushtimin e autoriteteve dhe të individëve ndaj komunitetit që i ka zgjedhur?
Mos ka pamjaftueshmëri të punës në ekip këtu në Fier? Ka nevojë të forcohet puna në ekip në Fier dhe pastaj nga ekipi në ekip, punën me ekipe me njëri-tjetrin? Po pyes, ose po ndihmoj veten dhe ju për të kuptuar rezerva që ekzistojnë, sepse objektivat e zhvillimit kanë bashkuar ne nje ekip pune qeverine qendrore, qeverisjen lokale, perfaqesuesit e NGO dhe komunitetin dhe këto janë punë serioze dhe nuk mund të jetë produkt i strukturave, apo flluska sapuni qe ngrihen me qellime thjesht propogandistike. Nuk besoj se ju do të ishit kaq pak xhelozë ose të pavëmendshëm saqë të linit të fuste duart cdo kalimtar në këtë gjë që mezi e keni ndërtuar.
Objektivat e zhvillimit kanë integruar në një strategji rajonale objektivat ekonomik dhe social që ka Strategjia Kombëtare e Zhvillimit, objektivat e procesit te Stabilizim Asociimit me Komunitetin Europian gjithashtu, është një program rajonal zhvillimi. Prandaj unë jam i detyruar të shoh, të ndaj dhe të analizoj bashkë me ju disnivelin mes mundesive dhe realiteteve te sotme, kur potencialet janë pothuajse të njëjtë dhe kur flukset dhe infrastruktura që siguron lëvizjen tuaj me ritmin e zhvillimit global është e njëjtë si në Tiranë dhe këtu, me gjithë investimin që do të bëjmë sivjet që nuk është 150 por 192 milionë euro për të bërë rrugën, që kalojnë dhe përshkojnë Fierin. Unë dua të vazhdoj të punoj dhe të arsyetoj me ju, cilat janë jo vetëm disnivelet por edhe shkaqet e ekzistencës së disniveleve, mundësi-realitete për Fierin, Lushnjën, Mallakastrën nga pikpamja e pamjaftueshmërisë së ritmeve të zhvillimit dhe te reformave.
Une dua ta vazhdoj kete bisede me ju dhe me te gjithe ata qe e njohin kete situate, por nuk mund te flas me ata qe nuk e njohin kete situate, megjithe drejtuesit qe e njohin dhe angazhohen per ta zgjidhur kete disnivel, - sepse formula e zgjidhjes se ketij konflikti zhvillimi, e kesaj kontradikte per zhvillim nuk mund te jete ne Tirane, eshte ketu - Rezervat dhe energjite, perfeksionimi i skemes te bashkeveprimit per te zhdukur disnivelet e zhvillimit jane ketu, midis jush.
Une si Kryeminister kam dhene porosite e nevojshme dhe punoj ne menyre te programuar me organet fiskale per ta analizuar situaten fiskale në Fier për të shkuar drejt normalizimit. Por nuk mund te zgjidhet dhe mobilizohet kjo reserve fiskale ne dobine tuaj nga administrate fiskale ne Tirane. 2920 subjekte te licensuar ne Fier jane juridiksioni juaj. Prandaj ne kemi nisur prej kohesh nje proces te gjere decentralizimi, ku autoritetet vendore marrin me shume kompetenca e pergjegjesi perballe komunitetit sipermarres dhe qytetar, qe i ka zgjedhur. Konstatimi qe po bej eshte ne radhe te pare nje apel per te rishqyrtuar se bashku te gjitha resurset e shfrytezimit me te mire te autoritetit publik per me shume ritme dhe burime qe financojne zhvillimin jane objektiva tryezash serioze si kjo.
Eshte e njohur nga te gjithe se fieraket kane nje shpirt sipermarrjeje te spikatur. Qyteti qe u godit me ashper nga fillimet e tranzicionit me mbylljen e te gjitha ndermarrjeve e uzinave, sot numeron vetem 8% te papune (nen mesataren e Republikes) dhe trajton me ndihme ekonomike vetem 1300 familje. Ky shpirt sipermarrjeje individuale duhet te shtoje komponentet e rritjes se pergjegjesise kolektive ndaj burimeve te zhvillimit, projekteve te zhvillimit, rezervave te zhvillimit. Fieri nuk duhet te largohet, por ti afrohet Tiranes ne te gjitha aspektet, sepse i ka te gjitha resurset dhe potencialet e nevojshme.
Ju jeni vete njerez te biznesit dhe e dini shume me mire se sa une se si ti pergjigjeni marrezise qe premton: edhe heqje taksash, edhe shtim prej 1 miliard eurosh te te ardhurave te shtetit; edhe shkurtime ministrish apo në institucione te tjera, edhe rritje te punesimit. Si mund ti besohet nje njeriu qe ketej premton reforma, ketej deklaron se do te heqe nga puna ata qe pengojne reformat.
Shqiptaret e mbajne mend se me kete sllogan para dymbedhjete vjetesh ai shkaterroi administraten publike, - e cila mbrohet sot me ligj te posacem, - me te famshmin ligj 24/1 qe fliste pikerisht per "reforme". Kini kujdes nga te marret qe mund te perhapin ndonje semundje apo epidemi kolektive, sepse hallexhinj apo te inatosur ka. Semundja qe vjen nga nje njeri i sternjohur që nje ministri, nje presidence, nje kryeministri dhe te gjitha te kene te njejtin emer, sepse vetem nje njeri flet se ministria duhet te jete keshtu, kryeministria keshtu, presidenca duhet te jete keshtu, administrata keshtu dhe te gjitha nen nje komandë, me te njejtin emer.
Ky i marre i shan te gjithe qe ti zhduke te gjithe dhe te gjitha; te gjithe kete skeme ku ka aktore dhe pergjegjesi qe kontrollojne njera tjetren dhe prandaj ka partneritet. Perndryshe do kthehet shteti dhe sipermarrja ne piramide financiare, do rindizet sherri Veri-Jug dhe do kthehen ne politike shteterore gjobat, sekuestrimet e prones private dhe inisiatives se lire, marrja ne pune ose nxjerrja nga puna me letra partiake, kushtezimi i parave, tenderave, kompetencave te administrimit publik me sherbim, rekrutim politik, partiak, financiar ndaj sistemit me nje njeri ne maje.
Une nuk po bej demagogji, pasi kemi kohe qe e dime se ajo nuk pjell asnje stimul per zhvillim. Une po propozoj te riaktivizojme te njejtin ekip pune qe hartoi dhe objektivat e Zhvillimit te Mijevjecarit per Fierin, nen kujdesin e OKB. Ta realizojme tani per t'i azhornuar dhe skemat dhe projektet perballe ketyre kontradiktave dhe disniveleve qe shfaqen. Besimi im ne kete sipermarrje te re per te ardhmen e qarkut tuaj shtohet nga fakti se 2/3 e studenteve te diplomuar po kthehen te punojne dhe kontribuojne prane shtepive te tyre.
Një sy i fresket dhe i etur për punë të ndershme do të ndihmojë, sepse vetëm pak vite me parë më shumë se gjysma e të diplomuarve nuk ktheheshin në vendlindje. Ky është dhe një tregues stabiliteti për zhvillimin, besimin tek zhvillimi, por dhe një resurs konkret. Duke analizuar gjithe dosjen dhe te dhënat e qarkut të Fierit,unë besoj se sfida kryesore me të cilën duhet të merremi gjithashtu, është ngritja e performancës së administrimit publik në nivelin e sipërmarrjes private, nga pikpamja e menaxhimit, e kontrollit, e racionalitetit të shpenzimit dhe të investimit, e prioritetit për të cilin harxhohet dhe do të vazhdojmë të mbështesim dhe të nxisim, njerëz të përgjegjshëm dhe rezultativ që janë tregues të aftë, kanë dhënë prova dhe prandaj gëzojnë besimin tuaj se mund ta çojnë para këtë partneritet për zhvillim midis politikës dhe sipërmarrjes.
Me këtë koncept më lejoni të jem transparent, ne do të vijmë edhe në zgjedhjet që janë në prag, do keni kandidatë, njerëz që i njihni, që i zgjidhni, sepse punoni me ta dhe keni besim tek partentiteti me ta. Unë kur flas për Fierin gjithnjë kam parasysh kapacitete intelektuale të vlerësuara në shkallë kombëtare dhe më gjerë se kaq. Kam parasysh resurse dhe eksperienca që lidhen me degë të rëndësisë globale, financa, ndërtimi agro-sipërmarrja dhe bregdeti, sepse jam totalisht në një mendje me ju që ka ardhur koha dhe janë matururar rrethanat në të cilat perlat turistike të Fierit do të integrohen në tregun dhe zhvillimin kombëtar me hapjen tonë ndaj botës, për të prodhuar më shumë mirëqenie dhe zhvillim për komunitetin fierak. Me një bregdet fantastik si Divjaka, Pishporo, Hidrovori, Bedati, me lumenj si Vjosa, Shkumbini, Semani, me Lagunën e Karavastasë, me një qytet antik si Apollonia, 588 vjet para Krishtit, apo Bylisi me punëtorë si fierakët apo myzeqarët, apo mallakastriotët, besoj se me të gjitha këto rekorde të azhornuara me studime brenda dhe jashtë vendit me eksperiencë të sukseshme në 14 vjet tranzicion, ju jeni partnerë të sigurt për projektet dhe strategjitë turistike dhe për zhvilimin e turizmit që ka qeveria dhe donatorët.
Meqe po flasim për këtë perspektivë të turizmit, unë e di që falë reformave negative në të kaluarën, turizmit edhe këtu në Fier edhe në shkallë kombëtare, për shkak të atij të marrit dhe të shkatërrimeve që solli ai, i mungojnë 400 hektarë me pyje dhe me plepa, 130 hektar me pyjë pisha dhe dafina, 1000 hektarë pyje me lisa. Po flas ne një plan tjetër dhe jo vetëm për viktima njerëzore. Ne do të vazhdojmë të konsolidojmë infrastrukturën që mbështet sipërmarrjen për zhvillim, veçanërisht infrastrukturën e lëvizjeve fizike.
Qarku i Fierit administron 530 km rrugë urbane, 855 km rrugë rurale, 334 km rrugë rajonale. Pra, Fieri është nyje lidhëse e Shqipërisë të veriut, apo të mesme, me bregdetin e rivierës dhe me pjesën jugore të Shqipërisë. Për këtë shkak programi i ushqyer dhe i garantuar me financime për 4 vitet e ardhshme do ta shndërrojë Fierin në kantierin më të madh të ndërtimit të rrugëve nacionale. Në 10 shkurt 2005, sic e dini, u bë tenderi për ndërtimin e rrugës Fier-Lushnje. Ky investim me vlerë 24 milionë euro nis brenda gjashtëmujorit të parë të këtij viti. Është siguruar gjithë financimi dhe ka nisur faza parakualifikuese e tenderimit të rrugës Levan-Tepelenë, që do nisë punë brenda këtij viti me vlerën 80 milionë euro. Ka perfunduar projekti i zbatimit te rruges Fier-Vlore me nje vlere te perllogaritur investimi prej rreth 90 milione euro, si dhe kane nisur shume pozitive negociatat me bankat e specializuara per ta kredituar. Pra, janë 194 milionë euro që do të ngursohen në tre akse rrugore, pjese e korridoreve kombëtare të qarkullimit që kane si nyjë lidhëse Fierin.
Besoj se është i njohur, i kuptueshëm, i kalkulueshëm efekti multifikativ që do të kenë këto akse tregëtare, përvecse rrugore në cdo investim në vlerën e kapitaleve që investoni, në ritmet dhe në rentabilitetet e shlyerjes dhe të qarkullimit te investimeve, duke shkurtuar distancën midis prodhimit dhe tregut dhe sidomos për të krijuar kushtet për partneritet global dhe duke nxitur konkurencën e sipërmarrjeve me tregjet rajonale ne Ballkan dhe në Europë.
Pra, ju e dini që ne kërkojmë partneritet me ju dhe për disa, që s'po hezitoj që t'i quaj ‘Antidote" ndaj zhvillimit spontan, pra nuk mund të vazhdojnë të prishin në të ardhmen dhe ju ftoj ta kthejmë në instrument pune përvojën e akumuluar për shkak të shpenzimit të madh të energjive të mëdha që harxhuam për të rikuperuar zhvillimin spontan, ndërtimin spontan, krijimin spontan të qendrave të reja urbane apo komerciale, politikën e kioskave apo të getove që tani legalizohen për t'u modernizuar. Nuk mund të vazhdojmë të harxhojmë para energji, për publikun dhe sipërmarrësit, për shkak të ndërtimeve pa kriter buze rrugeve te reja.
Nuk mund të vazhdojmë të mbajmë kaq lart kostot e aksesit të banesave apo sipermarrjeve ne sistemet e furnizimit me energji, me uje te pijshem, apo ne rruget e komunikimit. Pra, unë ju ftoj në një partneritet që projekton zhvillimin me studime të zhvillimit urban, të zhvillimit turistik, të zhvillimit të qëndrueshëm mjedisor, të harmonizimit, të itenerareve apo të trajektoreve të kalimit të infrastrukturave nacionale apo rajonale të lëvizjes me plan-bizneset prioritare apo dokumentet themelore të zhvillimit rajonal që ju po azhornoni, sepse duhet përfundimisht me gjithë këtë eksperiencë, me gjithë këtë mësim, nga pësimet gjithashtu, që është gjithashtu pjesë e eksperienës pozitive, të shkojmë drejt krijimit të rrjeteve të integruara të tregut me infrastrukturën. Këtu po e mbyll sepse me këtë që sapo thashë që nuk e kam shpikur unë, besoj sintetizohet modeli, mekanizmi, gjeneratori i zhvilllimit të qëndrueshëm që është skeleti i objektivave të zhvillimit, në të cilin kemi hyrë".