E Shtunë, 31 Tetor 2026

ZYRTARE - Xhulian Rrudho kalon te Chievo Verona

Nga Eni Zejnati
Sulmuesi shqiptar Xhulian Rrudho ka lënë skuadrën e tij Ankona dhe është transferuar te Chievo Verona ku do të gjejë sulmuesin tjeter shqiptar Erjon Bogdani. Lajmi konfirmohet nga vete faqja zyrtare e AC Ankona në një deklaratë. Shtypi italian e quan këtë lëvizje, si një arritje me shumë vlerë për Chievon, sepse Xhuliani ishte një talent që ndiqej nga shume skuadra të mëdha të Serisë A. Lushnjari Xhulian Rrudho është i datelindjes 9 shtator 1987 dhe është rritur te skuadrat e moshave te Ankonës. Për të është folur prej kohësh se kërkohet nga klube të Serisë A, por më në fund transferta e tij u bë realitet. Xhulian Rrudho luan prej dy sezonesh me skuadrën e parë të Ankonës. Ne 2005/06 në Serie C2 ai u aktivizua ne 4 ndeshje dhe është aktivizuar në po 4 ndeshje në këtë sezon me Ankonën në Serie C1/B. Rudho, i lindur në Lushnjë më 9 Shtator 1987, është i gjate 179 cm, peshon 70 kg dhe luan në rolin e sulmuesit. Ai është rritur në skuadrat e moshave te Ankona.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›