E Diel, 1 Nëntor 2026

ZYRTARE-De Biazi trajneri i ri i Shqiperise

/* */

Trajneri i ri do të ketë stafin e tij, pra ndihmës italianë, me të cilët ka punuar edhe më parë, ndërsa parimisht kishte thënë “po” që dy javë të shkuara, por në këtë periudhë u diskutuan hollësitë e kontratës.

Italiani 55-vjeçar do të jetë tekniku i nëntë i huaj që ka drejtuar Kombëtaren e futbollit dhe i gjashti që do të ulet në bankinën e përfaqësueses sonë, që nga viti 2002, kur si për ironi të fatit, ishte po një italian, Xhuzepe Dosena.

Në fakt, Presidenti i FSHF-së, Armando Duka, njeriu që edhe ka të drejtën ekskluzive në emërimin e teknikut të përfaqësueses, takoi në Milano pesë kandidatë: Mario Beretën, Xhankarlo Kamolezen, Benito Karbonen, Xhuzepe Pilonin dhe Xhani De Biazin, por ky i fundit mesa duket ia ka mbushur mendjen bosit shqiptar të futbollit. Presidenti Armando Duka ka një “feeling” personal për trajnerët italian, ashtu sikundër edhe për futbollin e këtij vendi, e për me të tepër ai flet një italishte të shkëlqyer.

Më 20 tetor 2011, FSHF-ja prishi në mënyrë konsensuale kontratën me Josip Kuzhenë, duke mos i ofruar rinovim kroatit. Di Biazi, i cili gjatë karrierës së tij ka drejtuar një dyzinë ekipesh, përfshirë Torinon, Livornon, Kozencën, Karpin, Modenën, Breshian, Levanten dhe së fundi Udinezen, do të jetë italiani i dytë që do t’i drejtonte kuqezinjtë pas eksperiencës së shkurtër (dhe të dështuar) të Xhuzepe Dosenës (01.07.2002-16.10.2002). Ky i fundit drejtoi përfaqësuesen në dy ndeshje miqësore (kundër Breshias 1-0 dhe Kosovës 1-0) dhe dy zyrtare për Euro 2004-n, ato kundër Zvicrës (1-1) dhe Rusisë (1-4), përpara se ta braktiste Shqipërinë, menjëherë pas humbjes me rusët në Volgograd, më 16 tetor 2002.

LISTA E KANDIDTATËVE ITALIANË
Enriko Fabri             
Mario Bereta              
Xhani De Biazi           
Augusto Xhentilini
Dario Boneti             
Xhankarlo Kamoleze       
 
 
14 trajnerët shqiptarë
 
Kombëtarja është drejtuar nga dhjetë trajnerë shqiptarë: Adem Karapici, Sllave Llambi, Ludovik Jakova, Loro Boriçi, Zyber Konçi, Myslim Alla, Ilia Shuke, Shyqyri Rreli, Agron Sulaj, Bejkush Birçe, Neptun Bajko, Astrit Hafizi, Mehdin Zhega dhe deri te i fundit, Sulejman Demollari, i shkarkuar në prill të vitit 2002. Boriçi e ka drejtuar Kombëtaren në tri periudha të ndryshme.
 
Tetë trajnerët e huaj
 
Shqipëria ka pasur gjatë historisë së saj ka pasur tetë trajnrër të huaj. Serbi Ljubisha Broçiç e bëri Shqipërinë kampione të Ballkanit, 65 vjet më parë, në tetor të vitit 1946. Më aps drejtuan hungarezi Miklosh Vadash, rusi Nikolai Ljkushnikov, italiani Xhuzepe Dosena, gjermani Hans Peter Brigel, kroati Oto Bariç, holandezi Ari Han. I fundit është kroati Josip Kuzhe.
 
 
Shqiptari i fundit
 
Trajneri i fundit shqiptar që ka drejtuar Kombëtaren e Shqipërisë është Sulejman Demollari, i shkarkuar në prill të vitit 2002, pas një humbje 2-0 në miqësoren me Andorrën.
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›