Bankinat milionëshe

Pas fillimit të kampionatit me një seri të shkëlqyeshme prej 14 ndeshjesh pa humbje, Manchester City i Roberto Mancinit më në fund u njoftua me humbjen e parë në Premierligë.
‘Citizens’ u ndalën nga Chelsea, i cili fitoi 2:1, edhe pse ekipi i italianit po udhëhiqte qysh në fillim me golin e Mario Balotellit. Mirëpo, një gol i Raul Meireles dhe një tjetër i Frank Lampard nga penalltia e gjunjëzuan kryesuesin e Premierligës.
Mirëpo, fundi i serisë së pamposhtësisë së ‘Citizens’ nuk ishte fakti i vetëm interesant i ndeshjes që u zhvillua në stadiumin ‘Stamford Bridge’. Kjo ndeshje Chelsea-Manchester City në fakt do të kujtohet për një rekord të jashtëzakonshëm, atë të bankinave më të kushtueshme në histori të futbollit.
Në vazhdën e shpenzimeve të ‘çmendura’ të Abramovich e Mansour gjatë periudhës së tyre në presidencën e Chelseas dhe Cityt, ata kanë blerë shumë lojtarë kualitativë dhe një pjesë e mirë e tyre kanë përfunduar në bankinë për shkak të konkurrencës së fortë.
Ndër ta, Fernando Torres është shembulli më i mirë, por natyrisht se nuk është i vetmi. Nëse e bëjmë një llogari të shpejtë, në derbin e xhiros së 15-të në bankinë përfunduan 262,6 milionë euro, një shifër rekorde kjo.
Lojtarët disa milionësh që përfunduan në bankinë
Chelsea (total 141,1 milionë euro)
Ross Turnbull – 0 (erdhi nga Middlesbrough, 2009)
Paulo Ferreira – 20 milionë euro (Porto, 2004)
Obi Mikel – 23,6 (Lyn Oslo, 2006)
Frank Lampard – 16 (West Ham, 2001)
Florent Malouda – 19 (Lyon, 2007)
Salomon Kalou – 4 (Feyenoord, 2006)
Fernando Torres – 58,5 (Liverpool, 2011)
Manchester City (total 121,5 milionë)
Costel Pantilimon – 0,3 (Poli Timisoara, 2011)
Stefan Savic – 12 (Partizan, 2011)
Kolo Toure – 18,7 (Arsenal, 2009)
Nigel De Jong - 18 (Hamburg, 2009)
Samir Nasri – 27,5 (Arsenal, 2011)
Adam Johnson – 8 (Middlesbrough, 2010)
Edin Dzeko – 37 (Wolfsburg, 2011)
Totali: 262,6 milionë