Kupa, ka mbetur vetëm një enigmë

/* */
Pas ndeshjeve të ditës së pestë të fazës së grupeve të edicionit të 60-të të Kupës së Shqipërisë, ka mbetur vetëm një enigmë ka, për të përcaktuar ekipin e tetë – një midis Teutës dhe Kamzës – që do të bëjë pjesë në tetë më të mirat e Turit të Tretë Eliminator të Kupës së Shqipërisë.
Kështu, janë të kualifikuara nga grupi A: Tirana dhe Laçi; nga grupi B: Flamurtari (dhe një midis Teutës dhe Kamzës); nga grupi C: Skënderbeu dhe Kastrioti dhe nga grupi D: Vllaznia dhe Bylisi. Gjithsesi, ka ende dhe 90 minuta lojë për të pasur një tablo përfundimtare edhe të renditjes finale, përsa u përket dy vendeve të para në grupin B dhe D, ku në këtë të fundit pritet me interes “finalja” midis Bylisit dhe Vllaznisë, të dyja në kuotën e 13 pikëve.
GRUPI A
Tirana fitoi 3-2 me Shkumbinin në Peqin (grupi A). Fituesit në fuqi të Kupës së Shqipërisë regjistruan fitoren e pestë në po aq ndeshje, duke ruajtur edhe rekordin si ekipi i vetëm me suksesin 100 për qind në këtë fazë. Laçi barazoi pa gola me Apoloninë e Fierit (grupi A), por kurbinasve u mjaftoi ky rezultat për të kaluar midis tetë më të mirave të Kupës, por duke u pozicionuar në vendin e dytë.
GRUPI B
Trajneri Shkëlqim Muça e nisi aventurën e tij në stolin vlonjat me një barazim pa gola me Kamzën, por e rëndësishëm është fakti Flamurtari u kualifikua për në raundin tjetër, duke kapur sigurisht vendin e parë në këtë grup. Kryesuesja e Kategorisë Superiore, Teuta, fitoi 2-0 në Pogradec, duke kapur vendin e dytë në grupin B, me po 6 pikë sa Kamza. Me Flamurtarin e kualifikuar, dita e fundit ofron çiftet Teuta-Flamurtari dhe Kamza-Pogradeci.
GRUPI C
Kampioni në fuqi, Skënderbeu, fitoi 3-0 me Besën në ditën e pestë të Kupës së Shqipërisë (për grupin C). Korçarët siguruan kualifikimin. Luftëtari barazoi 3-3 me Kastriotin në Gjirokastër, duke prodhuar spektakël e gola në fushë, edhe pse dy ekipet aktivizuan shumë lojtarë të rinj, por me krutanët që vazhdojnë më tej. Dita e gjashtë ofron Kastrioti-Skënderbeu (luftojnë për vendin e parë në grup) dhe Besa-Luftëtari.
GRUPI D
Vllaznia fitoi 3-1 me Elbasani në ndeshjen e zhvilluar në fushën “Reshit Rusi”. Gjini (2) dhe Hajdari shënuan për Vllazninë; Krekasi për Elbasanin. Bylisi fitoi 2-1 me Dinamon në ndeshjen e zhvilluar në Kamëz. Vllaznia dhe Bylisi, të dyja me nga 13 pikë janë të kualifikuara, por mbetet për t’u përcaktuar vendosja përfundimtare, se cili nga ekipet do të bëjë pjesë në grupin A (vendet e para) dhe B (vendet e dyta), në shortin e lirë të Turit të Tretë.
GRUPI A
14 dhjetor
Shkumbini-Tirana 2-3
Laçi-Apolonia 0-0
21 dhjetor
Tirana-Laçi
Apolonia-Shkumbini
RENDITJA
1. Tirana 5 15
2. Laçi 5 8
3. Apolonia 5 4
4. Shkumbini 5 1
GRUPI D
14 dhjetor
Pogradeci-Teuta 0-2
Flamurtari-Kamza 0-0
21 dhjetor
Teuta-Flamurtari
Kamza-Pogradeci
RENDITJA
1. Flamurtari 4 10
2. Teuta 5 6
3. Kamza 5 6
4. Pogradeci 5 4
GRUPI C
14 dhjetor
Luftëtari-Kastrioti 3-3
Skënderbeu-Besa 3-0
21 dhjetor
Kastrioti-Skënderbeu
Besa-Luftëtari
RENDITJA
2. Skënderbeu 5 12
2. Kastrioti 5 10
3. Luftëtari 5 7
4. Besa 5 0
GRUPI D
14 dhjetor
Dinamo-Bylis 1-2
Vllaznia-Elbasani 3-1
21 dhjetor
Bylis-Vllaznia
Elbasani-Dinamo
RENDITJA
1. Vllaznia 5 13
2. Bylis 5 13
3. Elbasani 5 3
4. Dinamo 5 0