E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet në Kosovë, PDK e LDK vetëshpallen fituese.

PRISHTINE- Partia Demokratike e Kosovës si dhe Lidhja Demokratike e Kosovës pretendojnë se kanë fituar zgjedhjet vendore të zhvilluara dje në Kosovë, ndërsa KQZ perzantoi heret ne mengjes rezultatet ne 9 komuna te vogla

Kryeministri Hashim Thaci thotë se PDK ka fituar në 20 komuna nga 36 që janë gjithsej. Sipas tij PDK ka fituar në Prizren, Mitrovicë, Gjilan e Ferizaj.

“Fitorja e PDK është një referendum mbi qeverisjen e mirë të republikës së Kosovës” ka thënë Thaci para një turme me qindra kosovarë të cilët thërisnin emrin e tij.

Nga ana tjetër LDK e presidentit Fatmir Sejdiu deklaron fitoren e plotë në kryeqytet, duke marrë nurmin më të madh të vendeve dhe maxhorancën në asamblenë lokale.

“ Ishte një ditë e mirë pë LDK” tha zv kryetari i LDK-së Lutfi Haziri për gazetarët, duke pretenduar se partia e tij ka fituar në disa komuna të rëndësishme në Kosovë.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka bërë të ditur se ka fituar që në raundin e parë në 4 komuna, ndërsa në 10 të tjera do të shkojë në balotazh.

Ndërkohë KQZ nuk ka arritur të të shpallë rezultatet preliminare për komunat kryesore të Kosovës, edhe pse një gjë të tillë ishte premtuar se do të bëhej pak orë pas mbylljes së vendvotimeve.

Pas orës 4 të mëngjesit të sotëm, kryetarja e KQZ-së Nesrin Lushta ka bërë të ditur rezultatet vetëm për nëntë komuna të vogla të Kosovës, duke u shprehur se nuk kanë pasur kohë të mjaftueshme për të dhënë të gjitha rezultatet.

Sipas KQZ-së, Komunën e Klinës e ka fituar kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, i pasuar nga ai i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, por pa sqaruar nëse duhet raund i ri zgjedhor.

Në Obiliq ka fituar kandidati i PDK-së, i pasuar nga ai i LDK-së. Në Junik prin AAK-ja, ndërsa në Dragash PDK-ja.

Në Mamushë udhëheq kandidati i Partisë Demokratike Turke. Ndërsa, në Ranillugë, komunën e re të banuar me shumicë serbe, udhëheq kandidati i Iniciativës Qytetare për Komunën e Ranillugut.

Në Shtime, sipas KQZ-së, fiton sërish PDK-ja, ndërsa në Han të Elezit prin kandidati i pavarur, Rufki Suma. Në Leposaviq prin kandidati i AAK-së.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka bërë të ditur se përveç tri komunave që ka udhëhequr deri më tash, Pejës, Gjakovës, Deçanit, ka fituar edhe në komunën e katërt, në Junik.

Partitë tjera, Aleanca Kosova e Re dhe Lidhja Demokratike e Dardanisë, kanë kritikuar subjektet politike që kanë dalë me rezultate para se ato t’i shpallte Komisioni Qendror Zgjedhor.

Kosova duket se ka kaluar testin demokratik në zgjedhjet lokale. Procesi është mbyllur i qetë dhe pa incidente, ndërsa në votime kanë dalë 45.36% e votuesve, mes të cilëve dhe një numër i vogël serbësh. Ndërkombëtarët kanë vlerësuar procesin zgjedhor.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›