Zagreb, kroatëtnë protestë kërkojnëdorëheqjen e qeverisë
ZAGREB- Disa qytete të Kroacisë janë përfshirë edhe sot nga protestat antiqeveritare që bëjnë thirrje për largimin e kryeministres Jadranka Kosor.
Televizioni shtetëror ka bërë të ditur se numri i të pranishmëve ka variuar nga disa dhjetëra në mbi një mijë protestues, kryesisht të rinj. Ata kanë mbajtur pankarta me mbishkrimet "Poshtë qeveria" dhe "Hajdutë".
Po sot, policia kroate ka bërë të ditur se ka arrestuar shtatë persona për përfshirje në protestat e së premtes në Zagreb, të cilat janë përshkallëzuar në përleshje mes demonstrueve dhe forcave të rendit.
Zyrtarët e qeverisë kroate kanë paralajmëruar se protestat po dëmtojnë shanset e vendit për t'iu bashkuar BE-së.
Ndërkohë mbi 10 mijë qytetarë kanë dalë të premten në mbrëmje në sheshin e Zagrebit për të kërkuar dorëheqjen e qeverisë raporton radio kroate HRT.
Protestuesit janë grumbulluar në sheshin e luleve dhe në momentin kur policia ka ndaluar ata që t’i afrohen zyrave qendrore të qeverisë, i janë drejtuar selisë së Bashkimit Demokratik kroat përgjatë sheshit kryesor të qytetit duke bërë thirrje për dorëheqjen e kryeministres Jadranka Kosor.
(s.g/BalkanWeb)