E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zahia: “E gënjeva Riberinë për moshën time”



Duket se do të shndërrohet më i këndshëm pozicioni i Frenk Riberisë dhe Karim Benzemasë. Zahia Dahar gjatë pyetjeve në prokurorinë franceze pranoi se kishte gënjyer futbollistët për moshën e saj. “I gënjeva pasi 16-vjeçe nuk je madhore dhe unë kisha frikë se nuk do të vinin në shtrat me mua. Riberi më pyeti për moshën kur mbërrita në Munih në mbrëmjen e parë, ndërsa shkuam për darkë. I thashë se isha 18 vjeçe. Riberi më dha 700 euro. Benzema? I thashë se më dha 1000 euro, por ai më dha vetëm 500”. Për superyllin e Bayern Munchen, Franck Riberi, çështja me “drita të kuqe” po bëhet gjithnjë e më shumë acaruese. Drejtësia franceze akuzoi zyrtarisht mesfushorin e kampionëve gjermanë dhe sulmuesin Karim Benzema të Real Madrid, Karim Benzema, për “kontakte me një prostitutë minorene”. Për Riberi “rëndon” edhe zhgënjimi i Francës në Botërorin e Afrikës së Jugut. Me gjithë prezantimin e zbehtë të Karim Benzema, klubi i tij, Real i Madridit, deklaroi se ishte në mbështetje të lojtarit pas gjykimit të ish-sulmuesit të Lionit në çështjen “Zahia Dahar”. “Ai është pafajshëm dhe ne jemi të qetë dhe e mbështesim lojtarin pasi besojmë të pafajësia e tij”, - tha një burim nga klubi spanjoll.

Mateus: “Liliana ime ishte e pirë”

Liliana (22 vjeçe) e fotografuar duke u puthur me një burrë të huaj në një jaht në brigjet e Sardenjës ka qenë e pirë në atë moment. Lajmin e dha për “Bild”, burri i saj, 46-vjeçari Lotar Mateus. “Liliana ma vërtetoi se ishte i pirë, por kjo nuk më intereson më. Edhe kur dikush është i pirë, mund ta kontrollojë veten. Por siç duket edhe nga fotot, ajo ka shijuar gjithçka”.

Jashtë fushë

Këngë në Uruguai për Diego Forlan

Sulmuesi Diego Forlan është një hero në atdheun e tij. I dhuroi Uruguait vendin e katërt në Botëror pas 50 vjetësh. Kompozitori Max Capote ka vendosur t’i kushtojë një këngë “lojtarit më të mirë” të Kupës së Botës. Libri i Forlan, “Uruguayo”, është shitur deri tani në 55 mijë kopje.

Makina e Eto’ gjendet në Hungari

Makina “Bentley GT63” e Samuel Eto'o u gjet nga policia në kufirin midis Hungarisë dhe Serbisë e drejtuar nga dy ukraianas. Makina e sulmuesit të Inter ishte vjedhur, më 19 mars të vitit të kaluar.

Vritet nëna e sulmuesit të Lacios

Nëna e sulmuesit të ri të Lazios (të rinjtë), Gonzalo Barreto, Yanela Mastropierro, 47 vjeçe, është vrarë nga bashkëjetuesi i saj në Uruguai. Burri ishte një shofer 51-vjeçar me të cilën Yanela jetonte prej pak kohësh.

22 Korrik 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›