E Shtunë, 31 Tetor 2026

Telenovela “Maikon”, ultimatumi i fundit i Realit për Interin



Reali i Madridit ka ofruar 22 milionë euro për Maikon. Interi kërkon 30 milionë euro për kartonin e mbrojtësit brazilian. Sipas gazetës spanjoll “Marca”, Real pritet një përgjigje brenda kësaj jave. Vështirësitë për të firmosur me mbrojtësin brazilian të Interit, Maikon, e ka detyruar Real Madrid të hedhë sytë nga portugezi i Çeslit, Rikardo Karvajo. Lajmin e jep anglezja “Daily Mirror”. Dy klubet angleze Totenham dhe Njukasëll kërkojnë shërbimet e sulmuesit madrilen Raul. Lajmin e konfirmon agjenti Barry O'Konnor. Raul synohet edhe nga Shalke 04 në Gjermani. Raul ka veshur 102 herë fanellën e Spanjës (44 gola) dhe 722 ndeshje me Real Madrid (311 gola). Damia Abella Perez firmosi tre vjet me Osasunën në kampionatin spanjoll. Anësori i djathtë, 28 vjeç, vjen nga Betis (2006-2010).

Baloteli
Mançester Siti është vetëm një hap larg Mario Balotelit. Sipas “Daily Mail”, duket se është gjetur edhe akordi financiar. Siti i Roberto Mançinit ofron 27 milionë euro. Interi kërkoi fillimisht 40 milionë euro, ndërsa oferta e parë e Sitit ishte 23.5 milionë euro. Mesa duket me 27 milionë euro janë të kënaqur të dyja palët. Mançester Siti ofron 30 milionë sterlina për yllin e Kombëtares braziliane, Ramires, mesfushorin aktual të Benfikës në Portugali. Ramires pëlqehet edhe nga Chelsea, Fiorentina e Real Madrid.

Ozil
Interi, kampioni në fuqi i Europës, synon të bëjë “poker” me fitimin e Superkupës së Europës. Trajneri Rafael Benitez ka kërkuar shërbimet e yllit të Verder Bremenit dhe të Kupës së Botës, Mesut Ozil. Vlera në treg e turko-gjermanit shkon në 25 milionë euro. Për 21-vjeçarin Ozil interesohen edhe Barcelona, Arsenal dhe Manchester United. Me largimin e Mario Balotelit te Mançester Siti, Interi ka hartuar një listë për të zëvendësuar sulmuesin zikaltër. Bëhet fjalë për Dirk Kajt, Xhuzepe Rosin dhe Diego Forlanin.

Jovetiç, “jo” Barçës

Stevan Jovetic, sulmuesi i ri serb i Fiorentinës, i tha “Jo” Barcelonës duke theksuar se ai dëshiron të qëndrojë në Firenze. “Barcelona është klubi më i madh i botës, por ka do të ishte vështirë për mua të luajë kur do të do të doja të luaja. Dëshiroj të përmirësohem akoma më shumë”.

Dëmtohet Çeh, një muaj larg fushave

Portieri i Çelsit, Petr Çeh, do të jetë të paktën një muaj larg fushave për shkak të një dëmtimi në stërvitje. Trajneri Karlo Ançeloti duhet të zgjedhë tani midis Ros Turnbull ose Henrike Hilario për finalen e Community Shield kundër Mançester Junaitid, më 8 gusht. Po në Angli, Liverpuli është shumë afër blerjes së qendërmbrojtësit 18-vjeçar të Rangers, Danny Uilson. Marrëveshja arrin në 5 milionë sterlina. Uilson nuk udhëtoi me Rangers në Australi. Mesfushori skocez James McArthur (22 vjeç) u transferua nga Hamilton te Uigan. Lajmi u zyrtarizua nga të dy klubet.

22 Korrik 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›