Zahra Rahnavard, gruaja së cilës duhet t‘i druhet Ahmedinexhadi
Zahra Rahnavard mund të jetë faktori më i rëndësishëm i zgjedhjeve të së premtes në Iran. Ish-kancelarja e universitetit është bashkëshortja e kandidatit presidencial, Husein Musavi, dhe popullariteti i saj mes grave iraniane mund të rezultojë edhe arma sekrete e tij në betejën elektorale kundër Ahmedinexhadit
Edhe përpara se të mbërrinte, dukej më se qartë që Zahra Rahnavard është një figurë shumë e rëndësishme në fushatën elektorale të Iranit. Skuadra e fushatës së kandidatit presidencial, Husein Musavi, fillimisht priste që në konferencën e saj për shtyp të shfaqeshin vetëm pak reporterë vendas. Në fund, për të dëgjuar Zahra Rahnavard, ishin mbledhur më shumë se 150 gazetarë.
Zahra Rahnavard, bashkëshortja e kandidatit presidencial, Husein Musavi, është kthyer në një prej elementëve më me peshë gjatë fushatës në Iran. Që prej revolucionit të vitit 1979, bashkëshortja e asnjë politikani nuk ka qenë në këtë masë në qendër të vëmendjes. Madje shfaqet në posterat elektoralë përkrah të shoqit teksa i mban dorën. Në shoqërinë thellësisht myslimane të Iranit, diçka e tillë nuk mund të mos jetë spektakolare. E mban sipas mënyrës së vet veshjen karakteristike të grave myslimane, ndërsa kokën e mbulon me shami të zbukuruara me lule. Mijëra kopje të posterit shihen këto ditë rrugëve të Teheranit.
Strategjia e Musavit për ta përfshirë të shoqen në fushatë mund të sjellë rezultate të papritura në favor të tij. Njerëzit e shohin çiftin si një premtim elektoral. Janë të shumtë ata që shpresojnë se një fitore e tij do të shënonte një epokë të re në kuadrin e lirive dhe të drejtave të njeriut.
Mungesa e sondazheve e bën të pamundur parashikimin e rezultateve të votimeve. Por duket qartë se Musavi është kandidati më serioz i Mahmud Ahmedinexhadit. Dhe përfshirja e së shoqes në fushatë mund të sjellë rezultate të papritura.
Prej javësh, Zahra Rahnavard udhëton në gjithë Iranin - me apo pa të shoqin - në përpjekje për të shtuar mbështetjen për të shoqin reformator. Flet për më shumë të drejta për gratë, aftësi më të mira shkollimi dhe më shumë vende pune. Dhe nuk u drejtohet vetëm grave, që përbëjnë gjysmën e 46 milionë votuesve, shumë prej baballarëve, burrave e djemve të tyre mendojnë se Zahra thotë gjërat e duhura.
Mund të thuhet me plot gojën se Rahnavard është kthyer në armën sekrete të Musavit - fakt i përforcuar edhe më tej nga sulmi i ashpër që i drejtoi Ahmedinexhadi javës së shkuar. Presidenti tha se 64-vjeçarja vërtet kish qenë kancelare e Universitetit femëror Al-Zahra të Teheranit, por se titulli nuk qe i vërtetë. Pak rëndësi ka nëse akuza qëndron apo jo, duket qartë se Ahmedinexhat e konsideron si rrezik.
Në konferencën e shtypit të së dielës, Zahra Rahnavard u shfaq me një shami shumëngjyrëshe në kokë dhe me tualet të dukshëm, një shkelje e rregullave në Iran. Konferencën e shtypit e kishte kërkuar për të mbrojtur vetveten ndaj akuzave të Ahmedinexhadit. Por shtypi iranian dhe ndërkombëtar ishin të interesuar mbi çështje krejt të tjera. Iu drejtua pyetja nëse e ndjente veten pak si Mishel Obama e Iranit. "Nuk jam Mishel Obama e Iranit, jam një pasardhëse e Zahrës (bijës së Profetit Muhamed)", u përgjigj me qetësi në anglisht. Ajo shtoi se "i respektoj të gjitha gratë aktive". Zahra nënvizoi se nuk do të hiqte dorë nga puna në universitet nëse i shoqi fitonte zgjedhjet dhe se ndoshta mund ta shoqëronte gjatë udhëtimeve jashtë, duke tërhequr miratimin dhe duartrokitjet e gazetarëve iranianë. Edhe shtypi lokal u ndje i kënaqur nga ai mesazh për emancipim të butë.
Një gazetar e pyeti nëse do të hiqte detyrimin për mbajtjen e shamisë së kokës kur të bëhej Zonjë e Parë. Ajo iu përgjigj se Kurani thoshte se gratë dhe burrat duhet të mbulojnë kryet. "Gjithsesi, rregulli i ferexhesë nuk duhet të jetë aq i ngurtë sa tani", shtoi ajo. Mesazhi ishte i qartë: po reformave, por brenda rregullave të Republikës Islamike të Iranit.
Nuk ka gjasa për asgjë përtej kësaj. Pavarësisht prirjeve reformiste, është larg të qenit properëndimore. Në rreth 30 tekste që ka publikuar, njëri është ode mbi mbulimin e grave me titullin "Mesazhi i grave myslimane". Edhe emri e drejton për nga besimi fetar. Emri i vajzërisë së profesoreshës që ka studiuar art dhe shkenca politike është Zohre Kasemi. Në vitet ‘60 e ndërroi në Zahra, bija e Profetit Muhamed ndërkohë që Rahnavard do të thotë "gruaja në udhën e Islamit".
Arsyeja për të cilën pavarësisht kësaj shumë gra e mbështesin u bë më se e qartë gjatë vizitës në një sallon bukurie në një zonë të pasur të Teheranit. Sallonet e tilla janë kthyer në oaze për gratë iraniane. Mund të hiqen nga koka shamitë dhe veshjet e rënda dhe gratë flasin mbi gjithçka me njëra-tjetrën, edhe mbi politikë. "Gratë iraniane kanë besim te vetvetja, janë seksi dhe të zgjuara", thotë Mahin, teksa i masazhon fytyrën një klienteje. "Bota nuk arrin ta kuptojë këtë. Përqendrohet vetëm tek imazhi i gruas së shtypur e të mbuluar nga koka te këmbët".
"Sigurisht që do na pëlqente shumë që Irani të përfaqësohej nga një grua si Mishel Obama", thotë Mahin. "Por ajo nuk ka kandiduar". E rëndësishme është që grave t‘iu dëgjohet zëri. Zahra Rahnavard ka premtuar se i shoqi do të përfshijë të paktën dy ose tre gra në kabinetin qeveritar. "Do të ishte një fillim i mbarë", thotë masazhuesja.
Elham, teksa pret në radhë, thotë se gratë duhet të kenë më shumë shanse punësimi. "Unë kam qenë me fat, por shumë prej shoqeve të mia të universitetit nuk kanë arritur të gjejnë punë", thotë 23- vjeçarja që shet materialet shëndetësore në sallon. Më shumë se 60 për qind e studentëve universitarë të Iranit janë femra, por me mesataren e papunësisë në shifrën 20 për qind, punëdhënësit kanë luksin e zgjedhjes. Shumë prej tyre parapëlqejnë të marrin në punë meshkuj dhe gratë përbëjnë vetëm 15 për qind të fuqisë punëtore. "Ndoshta Musavi dhe e shoqja do mund ta ndryshojnë këtë", thotë Eham. Shpresat po ngjallen nga deklaratat e Zahra Rahnavard, në një prej të cilave profesoresha tha se gruaja dhe burri janë si krahët e një zogu.