E Shtunë, 31 Tetor 2026

Specialistët diskutojnë rikthimin e fluturimeve në aeroportin e Gjirokastrës

Projekti strategjik i aeroportit të Gjirokastrës dhe rikthimi i fluturimeve të rregullta në të kanë qenë në qendër të një konferencë ndërkombëtare zhvilluar në qytetin e Gjirokastrës. Ky aktivitet organizohej si bashkëpunim i universitetit të Padovës, Ambasadës Italiane në Tiranë, Këshillit të Qarkut Gjirokastër, Bashkisë së Gjirokastrës, Drejtorisë së Aviacionit Civil, Universitetit të Gjirokastrës, shoqatës Dante Aligeri Komiteti i Gjirokastrës, Shoqatës Horizont, Shoqatës VSP Torino, Komunës së Lunxhërisë dhe komunës së Antigonesë. I pranishëm në këtë konferencë ka qenë edhe ministri i Ekonomisë, Genc Ruli. Pjesëmarrësit në të kanë diskutuar në lidhje me mundësinë e rifillimit të fluturimeve të rregullta në aeroportin 80 vjeçar të Gjirokastrës, çarterave turistikë, fluturimeve të emergjencave civile etj. Sipas ministrit të Ekonomisë, Ruli, mundësia e riaktivizimit të fluturimeve të ndryshme në aeroportin e Gjirokastrës do ti jepte një shtysë të rëndësishme zhvillimit socialo-ekonomik jugut të vendit. Mes të tjerash arkitekti Altin Bici i sapodilpomuar në universitetin e Padovës ka prezantuar Projektin e Terminalit të Aeroportit të Gjirokastrës. Ndërkohë, një grup pedagogësh të universitetit të Gjirokastrës me në krye ekonomistin me famë kombëtare Kristaq Çombi, kanë referuar tema të tilla studimore si Aeroporti i Gjirokastrës dhe efektet e tij në zhvillimin e rajonit Jugor, Impakti i aeroportit të Gjirokastrës në zhvillimin e lëvizjes turistike në hapësirën urbane të rajonit jugor të Gjirokastrës, etj. Pjesë e kësaj konference ndërkombëtare kanë qenë edhe referencat e urbanistëve, arkitektëve, intelektualëve etj në mbështetje të zbatimit të projektit për riaktivizimin e Aeroportit të Gjirokastrës dhe rifillimin e fluturimeve të rregullta në këtë aeroport.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›