E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gaddafi i Libisë, vizitë zyrtare në Romë

Lideri i Libisë, Muammar
Gaddafi, ka mbërritur në
Romë në vizitën e tij të
parë në Itali, ish-vendi nën koloninë
e të cilit qëndroi për disa
vjet dhe aktualisht partneri më i
madh tregtar. Kryesisht Gaddafi
ka ardhur në Itali për të folur
për biznes dhe për investimet
e mundshme të Italisë në Libi,
sigurisht edhe për të folur për
emigracionin e paligjshëm. Lideri
afrikan është paraqitur në
uniformë ushtarake dhe është
pritur së bashku me shpurën
e tij prej 20 vetash me tapet të
kuq nga lideri italian, Berluskoni.
Vizita e Gaddafit do të
jetë treditore. Gjatë kësaj kohe
janë parashikuar demonstrata
nga ana e studentëve të majtë
që janë kundër politikës së
Berluskonit antiemigracion.
Gaddafi, gjithmonë në udhëtimet
e tij, merr me vete tendën
e tij alla beduin, të cilën e ka
ngritur edhe në Romë. Pikërisht
aty ai i zhvillon gjithmonë
takimet e tij në tokë të huaj.
Këtë herë, tenda është ngritur
në oborrin e një vile italiane
të shekullit të 17. Një tendë të
tillë ai e ngriti edhe gjatë vizitës
në Paris në vitin 2007. Vendi i
kolonel Gaddafit ka kryesinë
rotative të Bashkimit Afrikan.
Ai do të vijë sërish në Romë
muajin e ardhshëm pikërisht
në këtë funksionon për të marrë
pjesë në takimin tetë vendeve
më të industrializuara. Por
kjo është për Gaddafin vizita
e parë zyrtare në Itali që nga
viti 1969, kur mori pushtetin
pas një grushti shteti që pasoi
pushtimin 30- vjeçar të Libisë
nga Italia. Me gjithë të kaluarën
jo pozitive, të dyja vendet i kanë
përmirësuar marrëdhëniet e
tyre vit pas viti. Vizita aktuale
është tregues i avancimit të
këtyre marrëdhënieve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›