E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zakeroni: Juve, koha për të ndryshuar ritëm

Trajneri

“Duhet të ndryshojmë ritmin”. Ky është urdhri i Alberto Zakeronit, i cili kërkon fitoren e parë në krye të stolit të Juventusit. Nga skuadra vijnë sinjale pozitive. “Kjo ka qenë një javë shumë e mbarë, shtoi trajneri. Infermieria po boshatiset, morali i lojtarëve është i lartë dhe ekipi po fiton besim te forcat e tij”. Sfida me Xhenoan është një test i rëndësishëm për bardhezinjtë: “Nesër (sot) do të shohim nëse ‘agjërimit’ i erdhi fundi dhe më në fund jemi shëruar. Fakti që një pjesë e madhe e futbollistëve të dëmtuar janë kthyer në fushë, është mjaft pozitiv dhe kjo ka ndikuar në humorin e skuadrës”. Në fund, Zakeroni tha: “Pas një serie negative nevojitet me patjetër të gjejmë fitoren. Jam i bindur se kam në dispozicion një kontingjent lojtarësh shumë cilësorë dhe të paktën në letër, vetëm Interi ka një skuadër më të fortë se e jona”.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›