E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gati kontrata trevjeçare për Mançinin

Mançester Siti

Roberto Mançini ka bindur sheikun e Mançester Sitit dhe sipas tabloidit, “The Sun”, shumë shpejt trajneri italian mund të rinovojë kontratën, e cila do ta lidhë me “sitizëns” deri në vitin 2013. Sheiku Al Mansur dhe presidenti i klubit britanik, Al Mubarak, janë entuziastë për rezultatet e fundit të skuadrës dhe kërkojnë ta “blindojnë” Mançinin për sezonet e ardhshme. Rinovimi i kontratës lidhet me shanset e mira për kualifikimin në Champions League, ndërsa trajneri mendohet se do të përfitojë rreth 10.5 milionë euro (9 milionë sterlina). Sipas “The Sun”, marrëveshja e re mund të realizohet edhe nëse Siti nuk arrin të luajë në aktivitetin më të rëndësishëm europian për klube, pasi drejtuesi i stolit ka futur një mentalitet fitues, që mund të rezultojë efikas në terma afatgjatë. Mançini kishte zëvendësuar Mark Hjuxhs në dhjetorin e vitit të kaluar.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›