Zakonet e Usta Laver Bariut
Ai nuk matet vetëm me tin
gujt magjikë të klarinetës.
Ato i dhanë emrin e Ustait.
Ndërsa më tej, në jetën e përditshme,
Laver Bariu është një personazh
më vete. Vitet që ka mbi
shpatulla i fashiten nga karakteri i
tij energjik, nga batuat që nuk
përpiqet t‘u vërë fre. Një dokumentar
mbi klarinetën, ishte shkaku
i një takimi të parë të afërt i
skenaristes dhe regjisores, Donika
Mustafaj me Ustain. Që prej atij
çasti, ajo do t‘i kthehej sërish. E ka
quajtur "Ustai i fundit" në dokumentarin
që sapo ka përfunduar,
premiera e të cilit do të shfaqet
nesër në kinemanë e qytetit të
Përmetit. Mustafaj na sjell portretin
e mjeshtrit të madh të klarinetës,
Laver Bariut, duke e parë si
në aspektin njerëzor, ashtu edhe
profesional. "Jam ndalur shumë te
personazhi. Përmes këtij afrimi,
kam dashur të tregoj se çfarë ka
dhënë nga vetja Laver Bariu dhe
çfarë ka trashëguar nga të tjerët.
Duke njohur këtë pjesë njerëzore
që ndodhet te ky artist, kemi kuptuar
të vërtetën e muzikës së tij",
shprehet Mustafaj. Ky realizim
vjen pas dokumentarëve të mëparshëm
"Jetë pezull" dhe "Magjia
klarinetë". Për Donika Mustafajn,
Laver Bariu është njeriu i ashpër në
punë, burri i butë me të shoqen,
veset dhe virtytet me të cilat u
mbrujt gjenia e tij muzikore. "Një
specie muzikantësh në zhdukje e
sipër", e cilëson ajo. Ustai vjen
edhe përmes kujtimeve të miqve
të tij. Personalitete në art, të cilët i
kanë njohur mjeshtërinë e klarinetës
dhe të fjalës. Dritëro Agolli,
Aleksandër Peçi, Xhevahir Spahiu
e Sokol Shupo na sjellin një Laver
Bariu të parë së jashtmi. Ndërsa
Mustafaj do të ruajë gjatë në
kujtesë edhe detaje që nuk bëhen
të ditura në këtë dokumentar. "Laver
Bariun e kam njohur gjatë
kërkimeve të mia për dokumentarin
"Magjia klarinetë". Më bëri
përshtypje jo vetëm gjenialiteti i
lojës së tij me këtë instrument, por
dhe personaliteti i tij i jashtëzakonshëm.
Ai është një artist që nuk e
pranon pleqërinë. Nuk ka qenë i
lehtë realizimi i këtij dokumentari.
Duhet pasur parasysh që tek ustai
ynë ishin të ngjizura bashkë si virtytet
dhe huqet. Ka shumë momente
që i mbaj në mendje dhe
besoj nuk do t‘i harroj për një kohë
të gjatë.
Ishte i ndërgjegjshëm për
lavdinë e tij, ishte shumë i zgjuar
dhe i talentuar", thekson ajo. "Nuk
njoh nota unë. I bie asaj që ndiej",
do të thoshte pak muaj më parë
Usta Laveri, teksa merrte klarinetën.
I kthehet sërish kësaj krenarie.
"S‘humbet muzika ime. Ajo
që kam bërë është e pavdekshme,
dhe pikë". Nuk ka rregulla pentagramesh
e radhë notash. Ai tregon
se gjithçka rridhte natyrshëm,
qoftë edhe nga vaji i një nëne. Më
herët pasioni i tij kishte qenë edhe
boksi. Edhe atë e kishte ushtruar.
Kishte ngritur grupe dhe kishte
fituar gjithmonë çmime të para.
Detaje tilla, të thjeshta e njerëzore,
janë pjesë e këtij dokumentari,
në të cilin Ustai rrëfehet.
Ndonëse titullohet "Ustai i fundit",
Mustafaj këmbëngul që ai
është ndoshta i fundit i llojit të vet,
por ky nuk është kurrsesi fundi i
vlerave që ai krijoi. Ai mbyllet pikërisht
me këto vlera që do të mbeten
nga vepra e Laver Bariut.
gujt magjikë të klarinetës.
Ato i dhanë emrin e Ustait.
Ndërsa më tej, në jetën e përditshme,
Laver Bariu është një personazh
më vete. Vitet që ka mbi
shpatulla i fashiten nga karakteri i
tij energjik, nga batuat që nuk
përpiqet t‘u vërë fre. Një dokumentar
mbi klarinetën, ishte shkaku
i një takimi të parë të afërt i
skenaristes dhe regjisores, Donika
Mustafaj me Ustain. Që prej atij
çasti, ajo do t‘i kthehej sërish. E ka
quajtur "Ustai i fundit" në dokumentarin
që sapo ka përfunduar,
premiera e të cilit do të shfaqet
nesër në kinemanë e qytetit të
Përmetit. Mustafaj na sjell portretin
e mjeshtrit të madh të klarinetës,
Laver Bariut, duke e parë si
në aspektin njerëzor, ashtu edhe
profesional. "Jam ndalur shumë te
personazhi. Përmes këtij afrimi,
kam dashur të tregoj se çfarë ka
dhënë nga vetja Laver Bariu dhe
çfarë ka trashëguar nga të tjerët.
Duke njohur këtë pjesë njerëzore
që ndodhet te ky artist, kemi kuptuar
të vërtetën e muzikës së tij",
shprehet Mustafaj. Ky realizim
vjen pas dokumentarëve të mëparshëm
"Jetë pezull" dhe "Magjia
klarinetë". Për Donika Mustafajn,
Laver Bariu është njeriu i ashpër në
punë, burri i butë me të shoqen,
veset dhe virtytet me të cilat u
mbrujt gjenia e tij muzikore. "Një
specie muzikantësh në zhdukje e
sipër", e cilëson ajo. Ustai vjen
edhe përmes kujtimeve të miqve
të tij. Personalitete në art, të cilët i
kanë njohur mjeshtërinë e klarinetës
dhe të fjalës. Dritëro Agolli,
Aleksandër Peçi, Xhevahir Spahiu
e Sokol Shupo na sjellin një Laver
Bariu të parë së jashtmi. Ndërsa
Mustafaj do të ruajë gjatë në
kujtesë edhe detaje që nuk bëhen
të ditura në këtë dokumentar. "Laver
Bariun e kam njohur gjatë
kërkimeve të mia për dokumentarin
"Magjia klarinetë". Më bëri
përshtypje jo vetëm gjenialiteti i
lojës së tij me këtë instrument, por
dhe personaliteti i tij i jashtëzakonshëm.
Ai është një artist që nuk e
pranon pleqërinë. Nuk ka qenë i
lehtë realizimi i këtij dokumentari.
Duhet pasur parasysh që tek ustai
ynë ishin të ngjizura bashkë si virtytet
dhe huqet. Ka shumë momente
që i mbaj në mendje dhe
besoj nuk do t‘i harroj për një kohë
të gjatë.
Ishte i ndërgjegjshëm për
lavdinë e tij, ishte shumë i zgjuar
dhe i talentuar", thekson ajo. "Nuk
njoh nota unë. I bie asaj që ndiej",
do të thoshte pak muaj më parë
Usta Laveri, teksa merrte klarinetën.
I kthehet sërish kësaj krenarie.
"S‘humbet muzika ime. Ajo
që kam bërë është e pavdekshme,
dhe pikë". Nuk ka rregulla pentagramesh
e radhë notash. Ai tregon
se gjithçka rridhte natyrshëm,
qoftë edhe nga vaji i një nëne. Më
herët pasioni i tij kishte qenë edhe
boksi. Edhe atë e kishte ushtruar.
Kishte ngritur grupe dhe kishte
fituar gjithmonë çmime të para.
Detaje tilla, të thjeshta e njerëzore,
janë pjesë e këtij dokumentari,
në të cilin Ustai rrëfehet.
Ndonëse titullohet "Ustai i fundit",
Mustafaj këmbëngul që ai
është ndoshta i fundit i llojit të vet,
por ky nuk është kurrsesi fundi i
vlerave që ai krijoi. Ai mbyllet pikërisht
me këto vlera që do të mbeten
nga vepra e Laver Bariut.