Në kujtim të Petro Markos
Dje janë shënuar plot 95 vjet nga
lindja e Petro Markos. Çdo
përvjetor është një rast për kthim
në kujtime, një shkak për ta sjellë
edhe një herë mes biseda miqsh e
mes nostalgjisë së fjalëve. I tillë ka
qenë edhe takimi i djeshëm për
ditëlindjen e shkrimtarit. Një iniciativë
e familjes për të mbledhur
miqtë, kolegët e të tjerë, që kanë
dashur atë apo veprën e tij. Shkrimtarë,
aktorë e politikanë i janë
përgjigjur ftesës për një takim intim.
Nuk ka pasur ceremonira dhe as
fjalime të përgatitura. E bija e tij,
Arianita dhe gruaja, Safo, kishin
bërë një ftesë kujtimi. Kanë ngritur
nga një gotë, është recituar një
poezi, e më pas Petro Marko,
përmes emrit të tij, është bërë pjesë
e bisedave më të ngushta. Ndërsa
vepra që la pas, edhe sot e bën të
pranishëm në mendjet e qindra
lexuesve. Petro Marko lindi në fshatin
Dhërmi, të Himarës, në vitin
1913 dhe vdiq në vitin 1989. U shkollua
në vendlindje dhe në Vlorë.
Pak kohë studioi në Athinë. Që kur
ishte nxënës i shkollës tregtare në
Vlorë (të cilën e kreu në vitin 1932),
filloi të shkruajë poezi dhe proza të
shkurtra.
Petro Marko ka një biografi nga
më të pasurat dhe më të bujshmet
në letërsinë shqiptare. Deri në vitin
1936, ai punoi në Tiranë si gazetar
dhe po atë vit, në moshën 23-
vjeçare, u nis vullnetar në Luftën e
Spanjës, si luftëtar në brigadat
ndërkombëtare. Pas Luftës së
Spanjës, gjatë kthimit për në Shqipëri,
ai do të ndeshet dhe do të
marrë pjesë në shumë beteja antifashiste
nëpër Evropë. Pas kthimit
në Shqipëri, në vitin 1940, do të
burgoset nga italianët, që asokohe
e kishin pushtuar Shqipërinë dhe
do të përfundojë në kampin e ishullit
Ustika, afër Palermos. Në përfundim
të Luftës Antifashiste në
vitin ‘44, Petro Marko do të marrë
pjesë në radhët e partizanëve italianë,
duke i rënë kryq e tërthor Italisë,
si luftëtar dhe si komandant me
përvojë luftarake. Kur kthehet në
Shqipërinë e çliruar, ftohet që të
qëndrojë në krye të gazetës "Bashkimi"
në Tiranë, por shpejt do të
përjetojë disa nga vitet më të rënda
nëpër burgjet e shtetit shqiptar
komunist, për të cilin Petro Markoja
kishte luftuar nëpër Evropë dhe
Shqipëri më se 10 vjet rresht. Kjo
për të vetmin shkak se nuk mund
të pajtohej që në ditët e para të
pushtetit me fillimin e diktaturës,
e sidomos kur provoi t‘i rezistojë
diktatit që i vinte Shqipërisë aso
kohe nga jashtë. "Hasta la vista",
"Qyteti i fundit", "Nata e Ustikës",
"Intervistë me vetveten" etj., janë
disa nga veprat e tij më të njohura.
lindja e Petro Markos. Çdo
përvjetor është një rast për kthim
në kujtime, një shkak për ta sjellë
edhe një herë mes biseda miqsh e
mes nostalgjisë së fjalëve. I tillë ka
qenë edhe takimi i djeshëm për
ditëlindjen e shkrimtarit. Një iniciativë
e familjes për të mbledhur
miqtë, kolegët e të tjerë, që kanë
dashur atë apo veprën e tij. Shkrimtarë,
aktorë e politikanë i janë
përgjigjur ftesës për një takim intim.
Nuk ka pasur ceremonira dhe as
fjalime të përgatitura. E bija e tij,
Arianita dhe gruaja, Safo, kishin
bërë një ftesë kujtimi. Kanë ngritur
nga një gotë, është recituar një
poezi, e më pas Petro Marko,
përmes emrit të tij, është bërë pjesë
e bisedave më të ngushta. Ndërsa
vepra që la pas, edhe sot e bën të
pranishëm në mendjet e qindra
lexuesve. Petro Marko lindi në fshatin
Dhërmi, të Himarës, në vitin
1913 dhe vdiq në vitin 1989. U shkollua
në vendlindje dhe në Vlorë.
Pak kohë studioi në Athinë. Që kur
ishte nxënës i shkollës tregtare në
Vlorë (të cilën e kreu në vitin 1932),
filloi të shkruajë poezi dhe proza të
shkurtra.
Petro Marko ka një biografi nga
më të pasurat dhe më të bujshmet
në letërsinë shqiptare. Deri në vitin
1936, ai punoi në Tiranë si gazetar
dhe po atë vit, në moshën 23-
vjeçare, u nis vullnetar në Luftën e
Spanjës, si luftëtar në brigadat
ndërkombëtare. Pas Luftës së
Spanjës, gjatë kthimit për në Shqipëri,
ai do të ndeshet dhe do të
marrë pjesë në shumë beteja antifashiste
nëpër Evropë. Pas kthimit
në Shqipëri, në vitin 1940, do të
burgoset nga italianët, që asokohe
e kishin pushtuar Shqipërinë dhe
do të përfundojë në kampin e ishullit
Ustika, afër Palermos. Në përfundim
të Luftës Antifashiste në
vitin ‘44, Petro Marko do të marrë
pjesë në radhët e partizanëve italianë,
duke i rënë kryq e tërthor Italisë,
si luftëtar dhe si komandant me
përvojë luftarake. Kur kthehet në
Shqipërinë e çliruar, ftohet që të
qëndrojë në krye të gazetës "Bashkimi"
në Tiranë, por shpejt do të
përjetojë disa nga vitet më të rënda
nëpër burgjet e shtetit shqiptar
komunist, për të cilin Petro Markoja
kishte luftuar nëpër Evropë dhe
Shqipëri më se 10 vjet rresht. Kjo
për të vetmin shkak se nuk mund
të pajtohej që në ditët e para të
pushtetit me fillimin e diktaturës,
e sidomos kur provoi t‘i rezistojë
diktatit që i vinte Shqipërisë aso
kohe nga jashtë. "Hasta la vista",
"Qyteti i fundit", "Nata e Ustikës",
"Intervistë me vetveten" etj., janë
disa nga veprat e tij më të njohura.