E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zall-Herr: Sherr për pronat, një i vdekur e 2 të plagosur

TIRANE – Një vrasje me armë zjarri është rregjistruar ditën e sotme në Zall-Her të Tiranës. Viktima, i identifikuar si Shpëtim Kaçi, dyshohet se ka humbur jetën pas një sherri për motive pronësie. Dy persona të tjerë kanë mbetur të plagosur rëndë: bëhet fjalë për Selvie dhe Nazmi Islamaj të cilët janë dërguar urgjentisht në Spitalin Ushtarak të Tiranës.

Policia e Tiranës ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.

(im/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›