E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zambia: 59 mijë dollarë për secilin lojtar

Futbollistët e Kombëtares së Zambisë, të cilët triumfuan të dielën në Kupën e Afrikës, do të marrin secili nga 59 mijë dollarë (44,575 mijë euro).

Lajmin e ka bërë të ditur ministri i sportit Chishimba Kambwili, i cili precizoi se premitë nuk i përfshijnë paratë që agjensionet mund t’i dedikojnë për ta.

Ai sqaroi se këto para vijnë nga Qeveria. Lojtarët, të cilët triumfuan në kompeticionin që u mbajt në Gabon, të martën janë takuar me presidentin Michael Sata, nga i cili kanë marrë mirënjohje.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›