Zamparini: “U bëfsh 100 Ujkani!”
Samir Ujkani mbushi 21 vjeç, ndërsa presidenti i Palermos, Mauricio Zamparini ishte i pari që e uroi shqiptarin “edhe 100-ndt!’. Faqja e klubit të Serisë A i kushtoi një speciale portierit shqiptar të lindur në Kosovë, që nga momenti i transferimit të familjes së tij në Belgjikë, kur Samiri ishte vetëm gjashte vjeç, te angazhimi me Anderlehtin e deri të nënshkrimi i kotratës 5-vjeçare me Palermon, më 9 korrik 2007. “Është thirrur shpesh për të qenë si portier i dytë i skuadrës, - shkruhet aty, - por, debutimi në Serinë A mbërriti në javën e 33-të, kur hyri në lojë në minutën e 64-të në takimin Milan-Palermo (3-0), në vend të të dëmtuarit Marko Amelia, kur ishin shënuar tre golat e Milanit”. Ujkani debutoi me Kombëtaren U-21 shqiptare, më 1 qershor 2007 (Itali-Shqipëri 4-0), Kombëtaren e madhe, më 10 qershor 2009, në takimin miqësor Shqipëri-Gjerorgji (1-1), si dhe me Kombëtaren B, në miqësoren Shqipëri-Milan (3-3), 12 maj 2009.
Kapllani, katër gola për Augsburgun
Edmond Kapllani e nisi me një “poker” golash aventurën e tij me fanellën e Ausburgut, edhe pse ish-sulmuesi i Karlsruhes shënoi në fitoren e pabesueshme 20-0 në testin kundër Donauvorth, një skuadër lokale. Trajneri i Augsburbu, Jos Luhukaj, mbeti shumë i kënaqur nga blerja e shqiptarit, një ndër golashënuesit më të mirë të sezonit 2006-2007 në Bundesligën 2 (17 gola me Karlsruhen). Gjithsesi, ndeshja kundër amatorëve të Donauvorth, ku u shënuan nga 10 gola në çdo pjesë loje ishte më shumë se një argëtim. Mikael Turk shënoi 5 gola, Emdond Kapllani (4), Imre Szabis (3), Marcel Ndjeng, Stephan Hain, Elton da Costa (të tre nga 2), Kevin Schindler dhe Andreë Sinkala (të dy nga 1). Në kuadër të përgatitjeve sezonale, Augsburg do të zhvillojë midis të tjerave në Austri edhe një ndeshje kundër skocezeve të Dandi Junaitid (21 korrik) dhe anglezëve të Birmingam Sitit (23 korrik). Sot, Augsburg në testin e dytë do të përballet me Rosenhajmin.
7 Korrik 2009