E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kristiano Ronaldo çmend 80 mijë fansa



Kristiano Ronaldo e kaloi me sukses testin mjekësor te Reali i Madridit. Lojtari më i mirë i botës për vitin 2008 (FIFA), njëherësh edhe mbajtësi i transferimit më të shtrenjtë në botë, nënshkroi një kontratë gjashtëvjeçare me Realin. Kristiano mbërriti në Madrid nga Portugalia me një avion privat, i ndjekur nga hap pas hapi nga media. Mjeku i Realit të Madridit, Karlos Diez, tha se sulmuesi 24-vjeçar ishte “në gjendje perfekt dhe ishte gati për fillimin e sezonit”. Ronaldo u prezantua më pas në një ceremoni speciale në stadiumin mitik “Santigao Bernabeu”. Reali e bleu atë në shumën prej 94 milionë euro, ndërkohë që media spanjolle raportoi se Kristiano do të përfitojë çdo sezon 13 milionë euro. Kaka, edhe ky një fitues si lojtari më i mirë i botës (2007), nga ana e tij u ble për 67 milionë euro nga Milani. Kaka u prezantua, më 30 qershor në prani të më se 50 tifozëve, ndërkohë që Kristiano Ronaldo pati në ditën e prezantimit të tij, 80 mijë tifozë, duke thyer edhe rekordin e mbajtur nga Maradona, kur ai prezantua para 75 mijë tifozëve të Napolit në korrik të vitit 1984. Ronaldo do të mbajë fanellën me numër 9. Midis emrave të blerë janë dhe sulmuesi i Lionit, Karim Benzema dhe mbrojtësi i Valencias, Raul Albiol.
1 Miliardë Euro
Reali i Madridit vazhdon me “çmenduritë”, duke vendosur një klauzolë prej 1 miliard eurosh për prishjen e kontratës së Kristiano Ronaldos. Lajmin e publikoi gazeta sportive spanjolle “Marca”. Në fakt, të hënën, gazeta tjetër sportive “As”, kishte shkruar se klauzola e prishjes së kontratës ishte 200 milionë euro. Në të vërtetë nuk ekziston një njoftim zyrtar në lidhje me këtë fakt nga klubi madrilen. Reali pagoi 94 milionë euro për ta blerë Ronaldon nga Mançester Junaitid dhe dëshiron ta blindojë lojtarin.
94 MILIONË EURO
Së pari, 80 milionë sterlina janë të barabarta me 94 milionë euro ose 131.7 milionë dollarë. Po çfarë mund të blihet me to? Ja disa ide: jo më pak se 1.31 milionë telefona celulare “Apple iPhones”; mund të fluturojë një person në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës tri herë, dhe të kursejë 15 milionë sterlina,; mund të blejë 93 makina Bugati Verjron, kur secila kushton 850 mijë paund, ose 1.4 milionë dollarë.
96 MILIONË EURO
Reali i Madridit ishte klubi më i pasur në botë për sa i pëket të ardhurave të vitit 2008, duke e lënë pas Mançester Junaitedin me 40 milionë euro. Klubi ka gjithashtu avantazhin se e ka në pronësi të tij stadiumin dhe fitoi 96 milionë euro nga të ardhurat e biletave për sezonin 2007-08.

Kristiano Ronaldo
Jeta në data

1985: Lind më 5 shkurt
2002: Bën debutimin me Sportingun e Lisbonës
2003: Nënshkruan për Mançester Junaitid për shumën 12 milion sterlina
2004: Fiton trofeun e parë me Mançesterin, FC Cup
2006: Shpreh dëshirën të bashkohet me Realin e Madridit
2007: Fiton titullin e parë në Premier Ligë
2008: Fiton Ligën e Kampioneve
2009: Votohet si futbollist më i mirë i Europës e i Botës
2009: Man Utd pranon ofertën prej 80 milionë sterlinash nga Reali i Madridit

7 Korrik 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›