E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zanetti: Fitore e rëndësishme ndaj Genoas

Kapiteni i Interit, Javier Zanetti, ka lavdëruar ekipin e tij pas fitores 1-0 ndaj Genoas në Serie A.

“Ishte një test i rëndësishëm në një fushë të vështirë. Ne kemi nevojë të fitojmë ndeshje si kjo. Ne nuk rrezikonim asgjë dhe ne ishim po ashtu të rrezikshëm shumë herë”.

“E rëndësishme ishte që pamë një Inter i cili dinte si të luajë ndeshjen e vet”, ka thënë Zanetti.

Interi tani pozicionohet në vendin e shtatë në tabelën e Serie A me dhjetë pikë prapa liderit, Juventusit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›