E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berberi: Kemi rastin për ta parakaluar Besëlidhjen

Nga Erion Saliu

Mbrojtësi Besmir Berberi premton spektakël ndaj lezhjanëve dhe vendin e dytë në fund të fazës së parë

Kuksianët mezi po e presin supersfidën e kësaj jave në kategorinë e parë,  atë me Besëlidhjen, që do ta zhvillojnë të shtunën në fushën e tyre. Kjo ndeshje duket se ka rëndësinë më të madhe sa i takon fazës së parë, sepse Kukësi ka rastin ti parakalojë lezhjanët. Në formacionin e trajnerit Berberi kthehet mbrojtësi Besmir Berberi, i ndëshkuar me karton të kuq në ndeshjen me Ilirinë. Ai është i bindur se Besëlidhja do të dalë e mundur nga Kukësi dhe do tu lërë kuksianëve vendin e dytë.

Për Sportin shqiptar” ai ka theksuar: Më vjen mirë që do të jem gati në një ndeshje shumë të rëndësishme, siç është kjo me Besëlidhjen, që mund të na japë vendin e 2-të. Është një sfidë pretendentësh dhe kam shumë besim se do të japë spektakël për të kënaqur tifozët. Ne luajmë para tifozëve tanë dhe natyrisht që do të kërkojmë vetëm fitoren. Kemi ardhur deri këtu, falë karaketrit që kemi tregur në çdo ndeshje dhe duhet të mos ndalemi. Rivalët nuk kanë asgjë më shumë se ne.

Kukësi ka si objektiv ngjitjen në superligë pa ndeshje shtesë, ndaj duhet të mos i diskutojmë ndeshje që luajmë në fushën tonë. Nuk na ka munguar asgjë nga presidenca, bashkia dhe donatorët, kështu që s’ka arsye që të ndalemi edhe këtë javë. Shpresoj të kemi mbështetjen makismale nga tifozët kuksianë në një përballje kaq të rëndësishme.

Besëlidhja është një skuadër për tu vlerësuar për traditën dhe për faktin që mban vendin e dytë. Megjithatë, duke parë harmoninë që mbizotëron në ekipin tonë, jam i bindur se do të marrim tri pikët. Kuksianët vijnë pas fitores së rëndësishme në transfertën e Skraparit dhe janë gati për ti rrëmbyer Besëlidhjes vendin e dytë.

Ata janë surpriza më e bukur e këtij kampionati.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›