E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zanetti: Gara për titull s'ka përfunduar

Kapiteni i Interit, Javier Zanetti, nuk mendon se gara për Scudetto ka marrë fund, pas fitores 2-0 të Interit në Derby della Madonnina kundër Milanit. "Interi dha një sinjal të madh dje. Megjithatë Kampionati është ende i hapur".
"Ka edhe shumë ndeshje për t'u zhvilluar dhe mendoj se Milani do të ketë mundësi deri në fund, sikurse ne".
"Ishte një fitore e këndshme, një fitore e rëndësishme, sepse treguam karakter të lartë dhe personalitet. Merituam të fitonim. Ne treguam vullnet për të fituar që nga fillimi deri në fund"
"Milani zhvilloi lojën e vet dhe u mundua të bëjë diçka, por gjeti nj skuadër të Interit, e cila kishte një qëllim vendimtar", është shprehur argjentinasi për Sky Sport Italia.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›