E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zanetti: Kush mendon se jemi ekip i plakur, gabon

Mbrojtësi veteran i Interit, Javier Zanetti, ka shprehur kënaqësinë e tij pas fitores prej 2-1 ndaj Lazios, duke thënë se zikaltrit asnjëherë nuk e humbën besimin në vete këtë edicion, edhe pse ishin shënjestër e kritikave të vazhdueshme.

“Të mos harrojmë se një muaj më parë, shumëkush thoshte se ne do të luftojmë për të shmangur rënien nga Liga dhe se ne jemi një skuadër e plakur”.

“Por ne gjithmonë kemi shikuar përpara pa u ndalur, dhe ky është rezultati”, është shprehur kapiteni legjendar.

Interi ndodhet në vendin e aktërt në Serie A, vetëm 6 pikë larg Juventusit kryesues dhe të mërkurën luajnë sfidën e Kupës së Italisë përballë Napolit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›