Robben dhe Boateng, s’mund të luajnë bashkë

Presidenti i nderit i Bayern Munichut, Franz Beckenbauer mendon se Jerome Boateng dhe Arjen Robben nuk mund të luajnë së bashku ne krahun e djathtë.
Ai beson se Rafinha është partner më i mirë për holandezin. “Ata të dy nuk mund të luajnë bashkërisht. Boateng gjithmonë e pason topin në drejtim tjetër. Kjo e shqetëson Robbenin pasi ai gjithmonë e kërkon topin” tha Beckenbauer për Sky90.
“Për mendimin tim ata nuk kombinohen mirë. Mendoj se Rafinha dhe Robben do të përshtateshin më mirë” përfundoi ai.