Ramos: Nuk kemi probleme në skuadër

Mbrojtësi i Real Madridit, Sergio Ramos, ka garantuar se nuk ka tensione në skuadrën mbretërore, pas spekulimeve se kanë filluar përçarjet e para.
Sportivja Marca ka pohuar se lojtarët spanjollë ishin tejet të nervozuar me preferencat taktike që ua bënte Mourinho lojtarëve portugezë, por kjo sipas Ramos nuk është e vërtetë.
“Kushdo që thotë se skuadra është e ndarë ose nëse ka përçarje, ai gënjen. Ekziston grup i mrekullueshëm dhe shumë i bashkuar. Suksesi do të vijë së bashku me punën”, theksoi Ramos.