E Diel, 1 Nëntor 2026

Zanetti: Mancini do të ketë sukses në City

Kapiteni i Interit, Javier Zanetti, është i bindur se Roberto Mancini mund t'ia dalë me sukses në Manchester City.

"Mancini është një trajner i madh me karakteristikat e Jose Mourinho dhe Carlo Ancelottit. Ai kërkon një përgjegjësi të plotë nga lojtarët e tij dhe shumë intensitet në seancat stërvitore".

"Ju duhet të jeni krejtësisht të përkushtuar dhe të zbatoni urdhrat e tij ose nuk do të jeni në ekip. City do të pëlqejë anën e tij teknike të ndeshjes, por ai pëlqen të sulmojë. Të marrësh një skuadër në dhjetor nuk është zgjidhja më e mirë, por stili i tij do të jetë i përkryer për futbollin anglez", ka thënë Zanetti.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›