Ranieri: Parma do na e bëjë jetën të vështirë
Sipas Ranierit, tri pikë ndaj emilianëve e afrojnë skuadrën e tij më shumë me objektivin, vendin e katërt. “Do të jetë shumë e vështirë. Parma është një nga skuadrat më në formë të kampionatit. Është një ekip me lojtarë të rinj të talentuar dhe me lojtarë me përvojë”, tha Klaudio Ranieri.Ai gjithashtu vlerësoi rivalin e tij në stolin e Parmës, Guidolin: “Është një trajner i shkëlqyer, do të përpiqet të na e bllokojë lojën”. Roma vjen në jëtë përballje me disa mungësa. Mekses, Perrota, Toneto, Cerci dhe Doni nuk do të jenë të gatshëm për trajnerin në sfidën e sotme.