E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nishani: Ligje te kohes ne goditjen e krimit

TIRANE - Ministria e Brendshme deklaron se ka hartuar dhe po zbaton nje legjislacion bashkekohor per goditjen e krimit te organizuar dhe fenomeneve te jashteligjshme ne vend. Lajmin e beri te ditur dje vete ministri Bujar Nishani, gjate nje takimi te zhvilluar per Paktin e Stabilitetit te Vendeve te Evropes Juglindore ne Tirane. “Shqiperia ka hartuar dhe po zbaton nje legjislacion bashkekohor dhe efikas, per parandalimin dhe goditjen e krimit, per te garantuar te ardhmen demokratike te vendit, si dhe integrimin ne NATO dhe ne Bashkimin Evropian”, deklaroi kreu i dikasterit blu. Ne takim jane diskutuar ceshtjet e rendit e sigurise ne rajon dhe stabiliteti i tyre. Iniciativa e Paktit te Stabilitetit ne luften kunder krimit te organizuar eshte krijuar si nje kundervenie ndaj rrezikut per stabilizimin e institucioneve demokratike per zhvillimin e Evropes Juglindore, berjen me efektive te strategjive kunder krimit te organizuar, adoptimin e instrumenteve ligjore nderkombetare.
A.C

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›