E Shtunë, 31 Tetor 2026

I semure mendor, kercenon familjaret

Nje 52-vjecar, i semure psikik, ka marre peng per pak minuta familjen e tij, ne zonen e Porcelanit ne kryeqytet. Nderhyrja e policise ka shmangur tragjedine, nderkohe qe i dyshuari Velo Qerimi, eshte izoluar menjehere ne Spitalin Psikiatrik te Tiranes. Denoncimi eshte kryer dje ne mesdite nga djali i 52-vjecarit, me ane te nje telefonate ne sallen operative te Komisariatit nr. 4, duke njoftuar se ngjarja zhvillohej prane “Profarmes”. Burime te policise qe nderhyne per te zgjidhur situaten brenda pak minutave, thane dje, per gazeten “KJ”, se i dyshuari Qerimi, si pasoje e semundjes nervore, kishte kaluar ne agresivitet dhe nuk lejonte te dilnin nga banesa pjesetaret e familjes, duke i kercenuar me jete. Per kete qellim ka perdorur nje mjet te ftohte, tip thike, por nuk ka goditur asnje prej anetareve te familjes. Gjate marrjes se deshmise, djali ka thene se i ati vuante nga nje semundje mendore dhe ishte kuruar here pas here. Ne vendngjarje kane shkuar nje autoambulance e spitalit dhe mjeket psikiater. Mjeket kerkuan pas qetesimit te situates dhe ndihmen e policise per shoqerimin e 40-vjecarit drejt Spitalit Psikiatrik ne Tirane, ku dhe eshte sistemuar e mbahet nen kujdes. Vetem dy dite me pare, ne Berat, nje 36-vjecar me probleme mendore shkaterroi shtepine e tij dhe kercenoi familjaret.
A.C

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›