Biznesi: Bashkë me opozitën për Gjykatën Administrative
Në katërvjeçarin e kaluar, konfliktet e biznesit ishin me qeverinë për shkak të vendimeve që binin ndesh me interesin e privatit. Tani ndodh e kundërta. Paralajmërimi i opozitës për të mos hyrë në Parlamentin e ri, ka shqetësuar seriozisht bizneset, të cilat e kanë hallin te votimi i projektligjit "Për funksionimin e Gjykatës Administrative". Miratimi i projektligjit kërkon patjetër votat e opozitës, e cila nuk e ka ndarë ende mendjen nëse do të hyjë apo jo në Parlament. Çdo vonesë në miratimin e Gjykatës Administrative i shkakton biznesit kosto në para dhe kohë, pasi sistemi aktual vlerësohet jo i përshtatur për të gjykuar çështjet administrative. Të 28 shoqatat e biznesit kanë dalë në qëndrimin e vetëm se punën më të vështirë do ta kenë me deputetët e opozitës. Këto shoqata planifikojnë të fillojnë këtë muaj një fushatë intensive që synon të mobilizojë bizneset dhe publikun në përkrahje të këtij projektligji, i cili, sipas tyre, do t‘i hapë rrugën krijimit të një sistemi modern të gjykatave që do të mund të trajtojnë në mënyrë efektive dhe të drejtë mosmarrëveshjet administrative. Sikurse lajmëroi "Shqip", dje u zhvillua takimi i organizuar nga USAID me grupet më të rëndësishme të biznesit, ku objekt diskutimi ishte gjetja e një konsensusi me politikën për Gjykatën Administrative. Drejtoresha e misionit të USAID, Roberta Mahoney, iu drejtua shoqatave me sugjerimin se hapat e mëtejshëm duhet të jenë të matur, pasi çdo vendimmarrje varet nga puna e biznesit. Në fund të takimit, i cili zgjati më shumë se dy orë, bizneset vlerësuan se objekti i punës së tyre do të jetë "roli i opozitës në këtë çështje".
Qëndrimet
Të gjitha grupet e interesit në sferën e biznesit, më të rëndësishmit në vend, parashtruan shqetësimet e tyre rreth situatës së krijuar nga mungesa e Gjykatës Administrative, projektligji i së cilës ka rreth një vit që ka përfunduar. I pranishëm në takim ishte kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Tiranë, Gjokë Uldedaj (i sapozgjedhur deputet i PD-së), i cili dha mbështetjen për zgjidhjen sa më shpejt të problemit. "Jam i angazhuar plotësisht për t‘i dhënë drejtim kësaj çështjeje, në mënyrë që biznesi të ketë mundësinë e apelimit në një institucion ligjor të pavarur", tha Uldedaj. Më herët kishte folur drejtoresha e USAID, Mahoney, e cila theksoi se "tani varet kryesisht nga ju (biznesi), që t‘i bëni vendim-marrësit t‘i vënë në jetë planet për krijimin e Gjykatës Administrative si një institucion nga i cili do të përfitojnë komuniteti i biznesit, institucionet publike dhe të gjithë qytetarët". Të 28 shoqatat ranë dakord për të ngritur një grup pune prej gjashtë anëtarësh, për të nisur lëvizjet e diskutimeve në datat 8-9 shtator.
Diskutimet
Shoqatat diskutuan shumë rreth hapave që do të hedhin në drejtim të zgjedhjes së problemit. Në fillim u mendua që t‘u dërgohet letër të 140 deputetëve, por më pas u kuptua që problemi kryesor mbetej te kalendari i punimeve dhe bojkoti i opozitës. "Duhet të bëjmë përpjekjet maksimale për ta futur të parin në rendin e votimit projektligjin e Gjykatës Administrative. Ky është hapi i parë, i cili duhet të shoqërohet me kërkesa drejtuar Kryeministrit dhe Kryetares të Parlamentit. Më tej vjen opozita", tha administratori i përgjithshëm i Konfindustrias, Gjergj Buxhuku. Kurse kryetarja e Dhomës Amerikane të Tregtisë, Floreta Luli Flaber, theksoi se ka rëndësi të madhe procedura që do të ndiqet deri në zgjidhjen e çështjes, duke kujtuar se rikthimi i projektligjit në Kuvendin e Shqipërisë kërkon sërish miratimin e komisioneve të posaçme parlamentare. "Kjo procedurë kërkon kohë dhe për këtë duhet të jemi të përgatitur. Të paktën ne të bëjmë punën tonë, kurse opozita të vetën", tha Flaber. Në fund të takimit, bizneset e kuptuan se nuk duhet të ketë diferencim të kërkesave për zgjidhjen e problemit, për rrjedhojë, duke pritur opozitën, ata do të vijojnë punën për marrjen e masave.