E Shtunë, 31 Tetor 2026

60 % e serbëve: Kosovën e kemi humbur

Beograd - Në një kohë kur njohjet e Kosovës nga shtete të ndryshme të botës kanë arritur në 54, serbët kanë nisur të humbin shpresën për të rifituar tokën shqiptare të Kosovës. Mbi 60 për qind e tyre mendojnë se Serbia tashmë e ka humbur Kosovën. Sipas një sondazhi në popull të organizuar nga agjensia "Stratexhik marketing" në Beograd, rezulton se 61, 27 % e qytetarëve të anketuar mendojnë se Kosova është humbur, 2,5% mendojnë se jo, ndërsa 16,23% nuk ka qëndrim rreth kësaj çështje.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›