E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, mësuesit në protestë. Djegin diplomat

Rreth 100 mësues zëvendësues u vune flakën diplomave të tyre të universitetit, në kuadër të një proteste simbolike në qendër të Athinës. Në mes të rrugë para parlamentit mësuesit hodhën parulla ku kërkonin siguri në punë. Ata ndezën zjarr ku dogjën fotokopje të diplomave të tyre mbi të cilat kishin vendosur vulën “e pavlefshme”.

Mësuesit zëvendësues druhen se do të bien pre e shkurtimeve në kuadër të planit të kursimeve të shpallur nga qeveria Papandreu. Protesta zhvillohet ndërsa në Greqi po mbahen bisedime mes FMN dhe përfaqësues të BE mbi detajet e planit të ndihmës për Greqinë.
Azhornuar së fundi ( e enjte , 22 prill 2010 )

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›