E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sindikatat bashke me PS ne protesten e 30 prillit

TIRANE- Kryetari i partise socialiste Edi Rama zhvilloi sot nje takim me drejtues te sindikatave ne vend ne kuader te pergatitjes se protestes se 30 prillit ne Tiranes. Ne takimin qe zgjati per me shume se nje ore mesohet te jete diskutuar me grupet e interesit perfshirja e tyre ne protesten e 30 prillit dhe ne valen e re qe pritet te nise me 1 maj kunder asaj qe PS e “quan rrenim ekonomik“. Pas takimit kreu i bashkimit te sindikatave te pavarura Gezim Kalaja tha se sindikatat mbeshtesin cdo proteste kunder gjendjes ekonomike ne vend pavaresisht forces politike qe i organizon.

Ne takim ishin te pranishem edhe shoqata e ish te perndjekurve, problematika e se ciles eshte perfshire se fundmi edhe ne programin politik te Partise Socialiste.
Sindikata kundërshton dhe ligjin per 20 shkurtin, që datën e rrëzimit të bustit të Enver Hoxhës, e përkuhton si ditë të përkujtimit të viktimave dhe krimet e komunizmit.

(NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›