Holanda, xhiro nderi me varkë në kanale
Amsterdam
Pas dështimit në finalen e Johanesburgut përballë Spanjës, Holanda do të kthehet sot në shtëpi. Aeroplani që ka transportuar Shnajder, Roben dhe “portokallinjtë” e tjerë është nisur gjatë mbrëmjes së djeshme nga Afrika e Jugut, ndërsa ulja parashikohet në paraditen e sotme në Amsterdam. Pasi të “zbarkojë” në kryeqytetin holandez, fillimisht skuadra e drejtuar nga Bert van Marvijk do të akomodohet në një hotel, ndërsa më pas do të dalë për të përshëndetur tifozët: “xhiroja e nderit” do të zhvillohet në bordin e një varke në kanalet e Amsterdamit.
#