Shtypi gjerman izhgënjyer: KjoSpanjë e meritoi
BERLIN- Shtypi gjerman e ka pritur me xhentilesë humbjen e kombëtares së tyre ndaj Spanjës, duke iu thurur elozhe futbollistëve spanjollë. Ndoshta të gjithë në këtë vend prisnin arritjen në finale pas ndeshjeve të mira me Anglinë dhe Argjentinën, por gazetat në mbarë vendin janë detyruar të pranojnë verdiktin e më të fortit.
“ëndrra merr fund” është fryma e përbashkët që mbizotëron në shtypin gjerman, që ka përgëzuar sidomos Pujol për ndeshjen fantastike. “Edhe njëherë këta spanjollët! Ashtu si në 2008, një humbje 1-0. Për dreq, ishte një ëndërr e bukur”, shkruan gazeta më e madhe e vendit, Bild, e më tej pranon se Spanja ishte shumë e fortë. “Bie sipari”, është titulli i Berliner Zeitung. Ajo e krahason Karles Pujol me oktapodin Pol: “Duket se Klose ka parë orakullin e Oberhauzenit dhe nëse nuk do të kishte ndonjë gjë të keqe, Pujol ngjante pikërisht me Polin”, shkruan kjo gazetë. Ndërsa Kicker, përgëzon futbollistët për emocionet e falura në këtë Botëror. “Ju jeni heronjtë tanë”, shkruan ajo. Ndërkohë Franc Bekenbauer i ka dalë menjëherë në mbrojtje trajnerit Joakim Lëv, duke deklaruar se ai duhet të vazhdojë të jetë në krye të skuadrës. “Nëse një gjë funksionon mirë në një skuadër, ajo duhet të vazhdojë të jetë, - thotë Kajzeri. – Lëv ka ende një mision për të përmbushur dhe jam i sigurt që do të rinovojë kontratën. Kjo është një skuadër e ndërtuar, e përgatitur dhe e trajneruar prej tij. është një skuadër që i përket të ardhmen”, u shpreh Bekenbauer.
Pas humbjes me Spanjën, Gjermania do të luajë të shtunën finalen për vendin e tretë, ku përballë do të ketë Uruguain.
(e.n/A.Latifi/BalkanWeb)