Zarif Farid perfaqesuesi i OKB-se per Kosoven

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki Mun ka njoftuar emërimin e diplomatit Zarif Farid, nga Afganistani, si përfaqësuesi i ri i posaçëm i OKB për Kosovën dhe kreu i misionit të Kombeve të Bashkuara atje.
Zarif pason Lamberto Zannierin e Italisë, i cili drejtoi misionin e OKB deri në qershor.
Një deklaratë e OKB-së tha se Zarif sjell ”përvojë të gjerë në, çështjet diplomatike ndërkombëtare dhe OKB-së,” ka shërbyer në pozicione të ndryshme brenda dhe jashtë Afganistanit, përfshirë këtu si ambasador i Afganistanit në OKB 1981-1987.
Zarif u bashkua me OKB-në vitin 1993 dhe ka shërbyer në selinë e OKB-së në Nju Jork, si dhe në operacionet e saj, politike, humanitare dhe paqeruajtëse në Eritrea, Liberi, Afrikë të Jugut, Irak dhe Sudan.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Kosova Evans: Historia në anën e Kosovës së pavarur
Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Australisë dhe kryetar i Grupit Ndërkombëtar të Krizave, Gareth Evans, konsideron se “historia është plotësisht në anën e Kosovës së pavarur, e cila e ka vendin e vet në bashkësinë ndërkombëtare”. Thaci: Presim njohjen nga Egjipti
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi tha të mërkurën se pret që Egjipti ta njohë pavarësinë e Kosovës. Kosovë, 38 km e para të autostradës
38 kilometrat e parë të autostradës së kombit në Kosovë do të hapen gjatë këtij muaji, bëri të ditur Ministri i Infrastrukturës, Fehmi Mujota. Kosovë, situatë e qetë në veri
Situata në veri të Kosovës është e qetë dhe deri tani nuk është regjistruar ndonjë incident që do të cënonte rendin dhe sigurinë. Tahiri: Prishtina, gati për dialogun teknik
Zëvendëskryeministrja Edita Tahiri deklaroi se Kosova është gati të vazhdojë dialogun teknik me Prishtinën, për çështjet që kanë të bëjnë me rregullimin e jetës së qytetarëve. Tahiri theksoi të martën pas takimit më ndërmjetësin e Bashkimit Evropian Robert Cooper, se në dialog Prishtina nuk pranon që të përfshihen çështjet politike.
Lajmet kryesore
Fyle: Ngërci politik pengoi Shqipërinë
"Do të doja të shihja progres"
Berisha: Jo uljes së TVSH-së për artikujt bazë
Sllovakia bllokon Fondin e Shpëtimit të Eurozonës
Shqipëria mbyll eliminatoret me barazim
Thaci: Presim njohjen nga Egjipti