E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Kaseta e Dasmës” në ABC

Të mërkurën (sot), në Kinemanë ABC në Prishtinë, me fillim nga ora 11:30, do të shfaqet premiera e filmit të shkurtër “Kaseta e Dasmës”.

Filmi është realizuar me regji dhe skenar të Ariel Shaban, dhe është përkrahur nga Qendra Kinematografike e Kosovës, në vitin 2010.

Filmi është produksion i Qendra Production, nga Kosova, dhe i Detail Film, nga Gjermania. Po ashtu, “Kaseta e Dasmës” është mbështetur edhe nga Fondacioni Kosovar ër Shoqëri Civile (KCSF).

Ndryshe, filmi është një tregim për një mashkull të gatshëm për të ikur nga

Kosova për në Gjermani nëpërmjet një dasme të falsifikuar. Mirëpo, ai në fund vendosë të mbetet në Kosovë.

Filmi devijon nga portretizimi i zakonshëm i një martese të aranzhuar, duke e shndërruar atë në një arsyeje për ta dashur vendlindjen, kulturën dhe

popullin.

Filmi është xhiruar nga ekipe filmike nga Kosova, Gjermania dhe Shqipëria. Rolet kryesore i luajnë Astrit Kabashi, Yllka Gashi, Fatmir Spahiu,

Çun Lajçi, etj.

Filmi “Kaseta e Dasmës” është pranuar në konkurrencë zyrtare të festivalit prestigjioz Abu Dhabi Film Festival, ku edhe do të shfaqet premiera botërore e tij.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›