Zbardhen 10 supermashtrime,kostoja totale 1.8 milion euro
03/08/2010 Akuza mbyll hetimet për Indrit Aliun. Si u mashtruan biznesmenët me tendera
ELTON QYNO
TIRANE- Dhjetë raste mashtrimi, që kapin vlerën financiare prej 1.8 milion euro, janë dokumentuar nga njësia antikorrupsion në prokurorinë e Tiranës, e cila lidhur me këtë çështje ka marrë të pandehur shtetasin Indrit Aliu. Supermashtruesi nga Vlora kishte arritur të ngrinte kompaninë “Dejs & Partners Consulting”, nëpërmjet së cilës ka vënë në zbatim planet e tij për të mashtruar biznesmenë të ndryshëm. Sipas prokurorisë, pjesa më e madhe e të mashtruarve janë në zonën e Veriut, ndërkohë pak raste janë dokumentuar në Tiranë, Korçë dhe Pogradec. Hetuesit shtuan se biznesmenët e mashtruar janë shtetasit me inicialet A.B., R.B., S.R., B.N. dhe L.K. si dhe pesë biznesmenë të tjerë, të cilët administrojnë kompani ndërtimi, media dhe një sërë biznesesh të tjera. Për gati 2 vite hetime njësia task-forcë ka vendosur që ditën e djeshme dosjen në ngarkim të Indrit Aliut t’ia referojë gjykatës së Tiranës, e cila në fillim të muajit shtator pritet të hapë procesin gjyqësor në ngarkim të 26-vjeçarit Aliu. Në kërkesën për gjykim të përpiluar nga prokurori Julian Zonja thuhet se i pandehuri Indrit Aliu akuzohet për veprën penale “mashtrim me pasoja të rënda duke vjedhur shuma të mëdha” në dhjetë raste. Pasi kanë faktuar kryerjen e veprës penale nga i dyshuari, hetuesit kanë grumbulluar provat për secilin rast, duke arritur në përfundimin se krimi është kryer në mënyrë të përsëritur, çka përbën rrezikshmëri të theksuar shoqërore. Nga aktekspertimi i kryer rezulton se shumat e përvetësuara nga Indrit Aliu, sipas dhjetë kallëzimeve të deritanishme, arrijnë vlerën 1.8 milion euro. Ende nuk dihet se ku kanë shkuar këto para, por nga verifikimet që kabërë prokuroria në banka s’ka gjetur asnjë llogari bankare në emër të supermashtruesit Indrit Aliu dhe familjarëve të tij. Nisur nga kjo situatë, nuk mund të kryhet dëmshpërblimi i biznesmenëve që kanë rënë preh e mashtrimeve të 26-vjeçarit. Sipas përfaqësuesve të prokurorisë, ky i fundit u prezantohej të dëmtuarve herë si zyrtar i një ministrie e herë si biznesmen i besueshëm dhe u premtonte tenderë dhe në këmbim të tyre u kërkonte paradhënie 1 deri në 20 për qind të shumës që do të fitonin. Fillimisht gjithçka shkonte në rregull, pasi i pandehuri kishte ngritur edhe një firmën “Dejs & Partners Consulting”, nëpërmjet së cilës ofronte konsultime në fushën juridike dhe ekonomike. Sapo firmat jepnin lekët dhe prisnin marrjen e tenderit për fillimin e punimeve, Indrit Aliu fillonte të bënte rolin e të vështirit, duke iu shmangur takimeve me biznesmenët që kishte kontraktuar si dhe vazhdonte t’u premtojë atyre se do t’u jepte tendera. Këto praktika kanë shtuar pakënaqësi mes biznesmenëve, të cilët i janë drejtuar prokurorisë së Tiranës, ku kanë kryer kallëzim penal ndaj të pandehurit Indrit Aliu, i cili sapo u njoh me këtë fakt vendosi të largohej në Maqedoni dhe më pas në Greqi.
Përfitimi i vogël
Sipas hetimeve të prokurorisë, shuma më e vogël që i dyshuari ka përfituar në një rast ka qenë 10 mijë euro nga një dyqan celularësh në zonën e Bllokut. I pandehuri kishte nënshkruar një kontratë me pronarin e dyqanit, me qëllim që Aliu t’i sillte telefona kontrabandë. Për t’i realizuar këtë ai i ka kërkuar si paradhënie 10 mijë euro, që s’ia ktheu kurrë.
Kallëzimi i parë
I pari që bëri denoncimin në prokurori për mashtrimin e Indrit Aliut ishte firma “D & B Alb Union- sh.p.k”, pasi më datën 21 janar 2009 administratori i kësaj kompanie ka lidhur kontratë me Indrit Aliun për rikonstruksionin dhe rehabilitimin e rrugës Sinanaj-Diga e Hec Kalivaç, në komunën Lopës së qarkut Gjirokastër, me vlerë 7 milionë euro.
Ministri i kërkon KLD-së të shtojë emërimet e transferimet e gjyqtarëve