Merkel-Draghi diskutojne situaten ne Greqi

Këmbëngulja e Gjermanisë për përfshirjen e investitorëve privatë në marrëveshjen për ndihmën financiare ndaj Greqisë, është në krye të axhendës së bisedimeve mes kancelares Angela Merkel dhe kandidatit për president të Bankës Qendrore Europiane, Mario Draghi.
Gjermania dëshiron që Europa të shtyjë disa kohë marrvëshjen për ndihmën e re ndaj Greqisë, në mënyrë që të ketë kohë të mjaftueshme për të përfshirë sektorin privat në ndarjen e barrës financiare. Këtë dilemë, pas bisedimeve me Dragin, kancelarja Merkel do ta shtrojë në tryezën e debatit edhe me presidentin francez Nikolas Sarkozi gjatë ditës së sotme.
Ky rast përbën një shembull tjetër sesi politika gjermane mund të diktojë kohën e kompromiseve, edhe kur Berlini ndodhet në minorancë. Por, gjithashtu, këto përpjekje pritet të vështirësojnë së tepërmi, marrëveshjen finale për paketën e ndihmës ndaj Greqisë në samitin e ardhshëm të BE-së.