Zbardhet e plotë Marrëveshja me Greqinë për varrezat e ushtarëve
Qeveria greke vendosi si kusht ndërtimin e varrezave për miratimin e MSA-së. 5 pikat për të cilat kanë rënë dakord qeveritë e vendeve fqinje
Qeveria ka depozituar në Kuvend Marrëveshjen e nënshkruar me qeverinë greke për ndërtimin e dy varrezave të ushtarëve grekë të rënë në Shqipëri gjatë Luftës. Në fund të kësaj legjislature pritet që Kuvendi që të japë verdiktin për miratimin ose jo të kësaj marrëveshjeje. Ndërkohë që qeveria greke vendosi si kusht pikërisht miratimin e kësaj marrëveshjeje nga qeveria shqiptare, në mënyrë që të ratifikonte MSA-në midis Shqipërisë dhe BE-së. Qeveria shqiptare dhe ajo greke, në bazë të kësaj marrëveshjeje, kanë rënë dakord të ngrenë një komitet të përbashkët ekspertësh, të cilët do të hartojnë rregullat që do të ndjekin gjatë punës së tyre, për kërkimin, gjetjen, zhvarrosjen dhe rivarrosjen e eshtrave të ushtarëve grekë të rënë në territorin shqiptar gjatë Luftës italo-greke në vitet 1940-1941. Grekët pretendojnë së në Shqipëri kanë rënë rreth 12 000 ushtarë grekë.
Marrëveshja
Në bazë të Marrëveshjes, qeveria shqiptare ka rënë dakord që të vërë në dispozicion një shesh për ndërtimin e varrezës, 4 km para qytetit të Këlcyrës, në rrugën kryesore, Leksi-Këlcyrë, me sipërfaqe 10 000 m2. Ndërsa varreza tjetër do të ndërtohet në hyrje të fshatit Bularat, me sipërfaqe 1610 m2. Qeveria shqiptare ka rrëzuar kërkesën e qeverisë greke për ndërtimin e dy varrezave të tjera, një në Korçë dhe një në Ersekë. Në Marrëveshje janë bashkëngjitur edhe hartat ku ndodhen sheshet ku do të ndërtohen varrezat e ushtarëve grekë. Palët kanë rënë dakord që në rast se për shkaqe të detyrueshme publike, sheshi i caktuar për vendprehje do të nevojitet për një qëllim tjetër, atëherë qeveria shqiptare do të vërë në dispozicion të qeverisë greke një shesh tjetër të përshtatshëm për ndërtimin e varrezës. Në këtë rast, të gjitha shpenzimet do të mbulohen nga qeveria shqiptare. Në Marrëveshje është rënë dakord që kërkimi, zhvarrimi, identifikimi dhe varrimi i ushtarëve do të bëhet mbi bazën e arkivave ekzistuese dhe dëshmive të asaj kohe, mbështetur në hartat e miratuara nga komiteti i përbashkët i ekspertëve. Pala greke do të mbulojë shpenzimet financiare për të gjithë procesin dhe do të sigurojë pajisjet e nevojshme teknike dhe infrastrukturën logjistike. Gjithashtu, Marrëveshja parashikon edhe organizimin e ceremonive zyrtare përkujtimore në nderim të ushtarëve grekë, që do të organizohen nga përfaqësuesit e qeverisë greke dhe asaj shqiptare çdo vit, më 28 tetor, datë kjo që shënon fillimin e Luftës italo-greke në territorin shqiptar. Në varrezat e ushtarëve grekë do të ndërtohet dhe memoriali i kushtuar personave të rënë në luftë, që do të përbëhet nga një pllakë mermeri me mbishkrim në të dyja gjuhët, greqisht dhe shqip.
Detyrimet e palëve
Në bazë të Marrëveshjes, pala greke detyrohet të paguajë të gjitha shpenzimet financiare për gjetjen, identifikimin, zhvarrosjen dhe varrosjen e ushtarëve grekë. Pala greke do të vërë në dispozicion një ekip ekspertësh, të cilët do të jenë pjesë e komitetit të përbashkët të ekspertëve. Greqia, për lehtësimin e kërkimit, do të sigurojë çdo lloj materiali arkivor lidhur me vendndodhjen e varreve individuale ose kolektive të personave të rënë në luftë dhe çfarëdolloj të dhënash, si skica topografike, harta, dëshmi etj. Greqia do të marrë masat për të siguruar për aq kohë sa të jetë e nevojshme hyrjen, lëvizjen dhe qëndrimin e personelit grek në Shqipëri, si dhe transportin e materialeve, të cilat nuk do t’i nënshtrohen zhdoganimit, me kusht që kur të mbarojnë punimet, do të kthehen në vendin e origjinës.
Qeveria shqiptare ka përjashtuar nga procesi Kishën Ortodokse
Qeveria greke, në projektin e paraqitur pranë qeverisë shqiptare, kishte propozuar që Kisha Autoqefale e Shqipërisë të merrte një rol të caktuar në këtë proces. Duke theksuar detyrimin për respektimin e legjislacionit në fuqi në vendin fqinj, pala greke ka nënvizuar se prania e Kishës ka të bëjë me një traditë të besimit ortodoks, sipas të cilit varrezat vendosen brenda territorit të kishës ortodokse për të lehtësuar ceremonitë fetare në kujtim të të vdekurve dhe mirëmbajtjen e varreve dhe varrezave në përgjithësi. Por qeveria shqiptare nuk e ka pranuar këtë propozim, duke e përjashtuar rolin e Kishës nga ky proces, me argumentin se shteti shqiptar është laik dhe i ndarë nga feja dhe institucionet fetare. Për pasojë, as Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë nuk mund të përfshihet në këtë marrëveshje. Ndërkohë, shteti shqiptar nuk pengon kryerjen e riteve fetare në territorin ku prehen të rënët në luftë.
6 Maj 2009