Luante me shilarës, mbytet nga litari 8-vjeçari
Ngjarja e rëndë ndodhi në zonën e Spitallës, në qytetin bregdetar te Durresit. Femija vetëm 8-vjeç ka qenë duke luajtur në oborrin e shtëpisë së tij kur në një moment i është rrotulluar ne qafe litari i shilarësit
DURRES -Një fëmijë 8-vjeçar nga Durrësi, ka mbetur i vdekur, gjatë një loje me shilarës. Ngjarja e rëndë ndodhi në zonën e Spitallës, në qytetin bregdetar, ku Agustin Lasku, vetëm 8-vjeç ka qenë duke luajtur në oborrin e shtëpisë së tij. Në këtë moment, ai është mbytur nga litari i shilarës. Megjithëse është dërguar me urgjencë në spital nga babai i tij Frrok Lasku, fëmija nuk ka mundur të mbijetojë.
Nga hetimet paraprake rezulton qe vdekja ka ardhur si pasoje e shtrëngimit në fyt të litarit të shilarës, rezultat i lojës së shfrenuar. Në moment, litari e ka shtrënguar fort në fyt, duke u bërë fatal për fëmijën. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes për të hetuar rrethanat e vdekjes.
(d.b/BalkanWeb)