Zbardhet mekanizmi që tregon se si pastrohen paratë
Specialistët shpjegojnë skemën e funksionimit të këtij fenomeni. Rastet kur fondet ilegale mbajnë në kontroll ekonominë e një shteti
Laureta Rryçi
Tiranë - “Pastrimi i parave” është procesi i tjetërsimit të prejardhjes së fondeve me qëllimin për të bërë të duken legale paratë dhe të ardhurat nga aktivitete të paligjshme dhe për t’i futur ato në sistemin ekonomik ligjor. Dhe pse jo tejet i saktë dhe totalisht përmbledhës, ky është përkufizimi i dhënë nga Interpoli dhe i përkrahur tërësisht nga të gjitha vendet që kriminalizojnë këtë fenomen e organizatat ndërkombëtare që prej vitesh e luftojnë.
Mendimi i përgjithshëm, por i gabuar, se pastrimi i parave (hyrja e fondeve të pista në sistemin financiar) ndihmon zhvillimin ekonomik, sidomos tregtinë ndërkombëtare, bëri të mundur që në Shqipëri të mos hasej (detektohej) që në fillimet e tij ky fenomen. Pas krizës së paevitueshme të 1997-s, një tjetër sfidë u vu përpara ekonomisë shqiptare dhe të tjera para u futën në sistemin ekonomik ligjor me qëllimin për t'u pastruar e për t'u bërë pjesë e tij. Kështu, sipas statistikave të viteve të fundit, rreth 80% e transaksioneve në të gjithë ekonominë shqiptare kryhen në “cash”, vlerësimi me shifra të sakta i fenomenit të pastrimit të parave në ekonominë tonë u vështirësua tej mase, gjë që vazhdon të pengojë marrjen e masave të duhura, nga ana e institucioneve përkatëse, për luftën dhe parandalimin (gati të pamundur) të pastrimit të parave. Sipas specialistëve, vihet re se mungesa e theksuar e informacionit e vërejtur, fatkeqësisht, në të gjitha shtresat e shoqërisë sonë si dhe në shumë institucione, të cilat duhet të ishin një forcë ndihmëse në luftën kundër këtij fenomeni. Në Shqipëri për investigimin e pastrimit të parave merret Njësia e Inteligjencës Financiare Shqiptare. “Pastrimi i parave” është një proces që artikulohet në tri faza, të cilat bëjnë përzierjen (bashkimin) e fondeve të përfituara ilegalisht, me fondet ligjore që vënë në lëvizje ciklin ekonomik ligjor.
Tri fazat
Faza e parë është “hyrja” në të cilën “pastruesi” fut paratë e “pista” në sistemin financiar ligjor, duke përdorur të gjitha instrumentet financiare që ka në dispozicion, si traveller’s cheques, deri te metoda më e thjeshtë, siç mund të jetë ndarja e shumave të mëdha në pjesë më të vogla dhe depozitimi i tyre në banka, me emra të ndryshëm, që më vonë, ashtu si traveller’s cheques, do të ribashkohen dhe depozitohen në llogari bankare të lokaliteteve të tjera.
Faza e dytë është “tjetërsimi”. Kjo është faza gjatë së cilës fondet e futura më parë në sistemin financiar ligjor, konvertohen ose thjesht transferohen nga njëra bankë në tjetrën, anembanë. Në fazën e tretë, të quajtur jo rastësisht “integrim”, fondet, thuajse “të pastra”, rihyjnë në ciklin ekonomik ligjor për tu investuar ose konvertuar në mallra me vlerë ose pasuri të patundshme.
Krimet
Pastrimi i parave është një fenomen që përmbledh në vetvete dy krime të ndryshme: i pari, krimi kryesor, i cili sjell të ardhura që kanë nevojë “të pastrohen”, dhe i dyti është krimi që kryen tjetërsimin e prejardhjes ilegale të fondeve. Meqenëse pastrimi i parave është “pasoja” e nevojshme e krimeve me fitimprurëse, ai mund të kryhet në të gjitha vendet e botës. Përgjithësisht, subjektet e pastrimit të parave gjejnë hapësirë veprimi në ato zona ku nuk ekzistojnë, ose janë në masa tepër të lehta, programet antipastrim (AML - Anti Money Laundering). Zonat me një sistem financiar pak a shumë të pastabilizuar duket se janë pikërisht ato më të preferuarat. Sipas specialistëve është vënë re se në fazën e parë, atë të hyrjes, paratë lëvizin afër ose përqark “burimit” në vendin ku aktiviteti primar është zhvilluar. Ndërsa në fazën e tjetërsimit preferohen më shumë transferimet jashtë vendit, ndoshta në vende me tregje të mëdha lokale, ose një qendër bankare ndërkombëtare, domethënë, një zonë me sistem financiar të përshtatshëm ose infrastrukturë komerciale të zhvilluar. Gjithsesi, në këtë fazë, fondet mundet edhe thjesht “të tranzitojnë” në llogari bankare të ndryshme, në zona të ndryshme, ku kjo lëvizje mund të bëhet pa lënë gjurmë, që mund të krijojnë dyshime mbi prejardhjen ose destinacionin e fundit të këtyre fondeve. Së fundi, në fazën e integrimit, “pastruesit” zgjedhin të investojnë fondet e tyre në zona që ofrojnë mundësi më të mëdha dhe fitimprurëse investimesh.
Box
Pastrimi i parave si “ndotës” i kapitaleve të ligjshme
Fenomeni i pastrimit të parave konsiderohej deri para pak kohësh si burimi kryesor i ndotjes së sistemit financiar, por përdorimi gjithnjë më i shpeshtë dhe më i sofistikuar i këtij sistemi nga organizatat terroriste për t’u autofinancuar nëpërmjet përdorimit të kapitaleve të ligjshme përbën një faktor konkret ndotjeje të tregut dhe paraqet rreziqe për shoqërinë. Kompleksiteti i të dyja këtyre fenomeneve paraqet analogji dhe diferenca që duhen analizuar mirë në detaje para se të merren masat për luftën apo parandalimin e tyre. Sipas llojit të përcaktuar nga FATF (Financial Action Task Force), pastrimi i parave është një fenomen që artikulohet në tri faza: hyrje, tjetërsim dhe integrim. Subjekti i cili investon para për të financuar terrorizmin jo shpesh i tjetërson dhe transformon burimet që ka ndër mend t'i përdorë për qëllimin e tij. Nga ana tjetër ai vihet në lëvizje për të tjetërsuar ose fshehur destinacionin final të tyre. Në fakt, kush propozohet për të financuar aktivitete terroriste, kryen zakonisht operacione financiare, në vetvete tërësisht të ligjshme, edhe pse nuk përjashtohet fakti që ndërmjetës financiarë apo bankare të suksesshëm të mund t'i japin ndihmën e tyre. Domethënë, në qoftë se, objektivi i pastrimit të parave është ai i transformimit të burimeve financiare të jashtëligjshme në fonde të ligjshme (money laundering), në të kundërt, në aktivitetet e financimit të terrorizmit, paligjshmëria e fondeve nuk qëndron tek burimi(origjina), por tek destinacioni, që është financimi i aktivitetit terrorist ndërkombëtar (money dirtying). Diferencat ndërmjet këtyre dy fenomeneve kërkojnë dhe mënyra të ndryshme lufte dhe parandalimi. Kështu, në qoftë se, për pastrimin e parave, mbledhja dhe identifikimi i gjurmëve ka për synim gjetjen dhe identifikimin e burimit të jashtëligjshëm, në financimin e terrorizmit ka për qëllim gjetjen dhe identifikimin e destinacionit final.
Modele të dyshimta, të përdorura për zbulimin e pastrimit të parave
Taksapaguesi drejton një organizatë bamirësie, humanitare, edukative etj., që duket e dyshimtë
Taksapaguesi drejton biznesin e tijsaj (p.sh zyrë shkëmbimi valutor) pa pasur një numër identifikimi të taksapaguesit (NIPT)
Taksapaguesi heziton ose kundërshton që të japë informacione lidhur me aktivitetin e biznesit të tij, ose jep dokumente të pazakonshme ose të dyshimta për të identifikuar biznesin e tijsaj
Qëllimi i transaksionit të taksapaguesit është i pakuptimtë në pikëpamje të biznesit të tij, ose jep dokumente të pazakonshme ose të dyshimta për të identifikuar biznesin e tijsaj
Pasuria neto e taksapaguesit nuk përputhet me fondet
Informacioni i dhënë nga taksapaguesi lidhur me burimin fondeve është i rremë, ç’orientues ose krejtësisht i gabuar
Kur kërkohet, taksapaguesi refuzon të identifikojë ose nuk arrin të tregojë burimin e fondeve dhe pasurive të tjera që ka
Taksapaguesi ose personi i njohur publikisht si bashkëpunëtor i tij ka një histori të diskutueshme ose ka qenë objekt i medias për vepra të mundshme penale, civile apo rregullator
Përdorimi i “personave juridikë” të shumtë me qëllimin e vetëm për marrjen dhe disbursimin e fondeve
Përdorimi i njësive të huaja pa ndonjë qëllim të qartë biznesi në vende ose territore të identifikuar nga autoriteti përgjegjës si vende jobashkëpunuese
Taksapaguesi është nga ose ka llogari në një vend ose territor të identifikuar si jo bashkëpunues nga FATF
Taksapaguesi shfaqet si agjent i një personi të padeklaruar, dhe refuzon ose shmanget pa pasur arsye të ligjshme biznesi që të japë informacion lidhur me personin ose njësinë që përfaqëson
Taksapaguesi ka vështirësi për të përshkruar natyrën e biznesit të tij ose i mungojnë njohuritë e përgjithshme të industrisë së tij
Taksapaguesi hap dhe mban disa regjistra kontabiliteti, apo llogari në emër të anëtarëve të familjes ose të korporatave të ndryshme, pa pasur arsye të forta biznesi
Taksapaguesi paraqit fatura të rreme në Drejtorinë e Taksave në mënyrë që të marrë TVSH-në
15 Tetor 2008