Zbardhet operacioni, Dajti “Kapo” i trafikut të drogës
Autori i Lajmit: Romir Saraçi
Masakra e Durrësit
Prokuroria ka shtënën në dorë të gjithë dokumentacionin e policisë në lidhje me operacionin dhe po heton lëvizjet e policisë në ditët e fundit. Burime nga prokuroria bëjnë me dije se fillimisht hetimet nga ana e policisë ishin përqendruar në një organizatë të trafikut të lëndëve narkotike, pas të cilave rezultojë se fshihej emri i Dritan Dajtit. Operacioni kishte nisur që kohë më parë dhe në krye të këtij operacioni ka qenë Arjan Muça, drejtor i Sektorit të Luftës Kundër krimit të Organizuar dhe Antidrogës në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Mësohet se ai po drejtonte një hetim ndaj Dajtit për trafik droge dhe më 7 gusht 2009 ka marrë informacion për vendndodhjen e të kërkuarit. Nga burimet pranë prokurorisë mësohet se Muça ka urdhëruar kryerjen e aksionit nga oficerët e vrarë ndërsa edhe vetë kishte udhëtuar drejt vendstrehimit të Dajtit para se të ndodhte shkëmbimi i zjarrtit me qëllim që të ndiqte nga afër operacionin.
Akuzat
Grupi i hetimit pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda ka ngritur akuzat me të cilat do të përball Dritan Dajtin me drejtësinë dhe do t a mbajë atë të izoluar deri në përfundim të hetimeve për ngjarjen tragjike e ndodhur në datën 7 gusht në Durrës. Prokuroria e Krimeve të Rënda ka ngritur akuzën e vrasjes në rrethana cilësuese ndaj një polici, gjatë detyrës ose për shkak të saj, kur cilësitë e viktimës janë të dukshme ose të njohura, vrasje kjo e kryer në bashkëpunim ndaj Dritan Dajtit, kunatit të tij Erges xhaxhit, në bazë të nenit 79 të kodit penal. Ndërsa ndaj të arrestuarit Elvis Karolit i cili u kap në Tiranë një ditë pas ngjarjes është ngritur akuza e ndihmësit në bashkëpunim për vrasjen e katër oficerëve. Për të tre të arrestuarit do të shtohet edhe akuza e mbajtjes pa leje të armëve luftarake si edhe të mjeteve policore. Prokuroria e Krimeve të Rënda do t i drejtohet gjykatës sot për të caktuar masën e sigurisë për tre të arrestuarit. Dritan Dajti përveç kësaj mase do të njihet edhe me tre dënimet e tjera që ka marrë gjatë periudhës që ka qenë në arrati.
Masa
Dënimi minimal për tre të akuzuarit në bazë të Kodit Penal është 20 vjet ndërsa maksimali është burgim i përjetshëm. Sipas burimeve policore ka të tjerë persona që e kanë ndihmuar Dritan Dajtin në lëvizje gjatë kohës së qëndrimit në Shqipëri, për të cilët pritet vetëm sigurimi i provës materiale për të kryer edhe arrestimet të tjera. Dy të arrestuarit që ndodhen në qelite e paraburgimit të 313-ës në Tiranë kanë dhënë hollësi në lidhje me ngjarjen se si ndodhi ajo duke u përpjekur të mos marrin fajësi në krim, ndërsa vetë i akuzuari kryesor ka kundërshtuar t u përgjigjet pyetjeve të grupit hetimor. Ndërkohë që policia është duke kërkuar gjatë emra të tjerë bashkëpunëtorë të Dritan Dajtit.
I shumëkërkuari dispononte numra celulari të të gjitha vendeve fqinje
I shumëkërkuari Dritan Dajti, përveçse strategjisë për tu fshehur ishte dhe i mirë pajisur me mjete që do ti lehtësonin atij punën për të organizuar grupin e tij. Veç të tjerash në mjetet që i u sekuestruan, policia arriti që të sekuestrojë 10 celular, të cilët kishin karta të të gjitha vendeve fqinje. Dritan Dajti kishte numra telefoni të Italisë, Greqisë, Malit të Zi, Kosovës si dhe të tre kompanive që operojnë në vendin tonë. Grupi i hetimit i ngritur pranë Prokurorisë së Krimeve të rënda ka nisur punën për verifikimin e pronësisë së numrave të telefonit. Nëse numrat e celularëve do të rezultojnë në emër të Agron Zenelit që është edhe identiteti i rremë i Dritan Dajtit, atëherë do të vërtetohet më së miri që i shumëkërkuari ka lëvizur pa probleme edhe në vendet fqinje. Por edhe në të kundërt, nëse numrat e celularëve, që kanë qenë në përdorim deri në minutën e fundit do të kenë qenë në emër të ndonjë personi tjetër, atëherë kjo do të ndihmojë në identifikimin e bashkëpunëtorëve të tij jashtë dhe brenda vendit. Gjithashtu verifikime pop bëhen edhe për origjinën e patentës italiane, e cila mbante foton e Dritan Dajtit dhe identitetin e tij të rrem Agron Zeneli.
Vetëvritet gardiani i burgut të Peqinit
Një gardian i burgut të Peqinit i ka dhënë fund jetës duke u vetëvrarë me armën e shërbimit. Ende mbeten mister shkqet e kësaj ngjarje, por nga hetimet paraprake ka rezultuar se gardiani kohët e fundit kishte shfaqur shqetësime psikike. Ngjarja ndodhi dje në qytetin e Elbasanit kur 58-vjeçari Elton Ahmati është vetëvrarë me armën e shërbimit në banesën e tij. Kanë qenë familjarët e policit të cilët sapo kanë dëgjuar zhurmën e lëshuar nga pistoleta kanë vrapuar menjëherë në drejtim të dhomës ku kanë gjetur të mbytur në gjak 58-vjeçarin. Ka qenë e kot përpjekja e familjarëve për t i dhënë ndihmën e parë mjekësore Ahmatit pasi ai kishte ndërruar jetë. Në vendin e ngjarjes mbërritën oficerët e policisë për të zbardhur rrethanat e ngjarjes. Sipas policisë dyshohet se polici i burgjeve mund të ketë qëlluar veten për shkak të gjendjes së rëndë depresionit në të cilën ndodhej. Duke iu referuar deklarimeve të familjarëve të të ndjerit, policia tha se kohët e fundit Ahmati kishte shfaqur shenja të depresionit doza e së cilës dyshohet të jetë shtuar ditën e djeshme kur edhe ai ka qëlluar veten me pistoletë.
Dajti u identifikua dy ditë para ngjarjes
Dritan Dajti ka rënë në vëmendje të policisë dy ditë para se të ndodhte ngjarja tragjike. Ai i kishte shpëtuar disa herë policisë dhe këto raste të dyshimta janë vërtetuar vetëm pas arrestimit të tij. Dy ditë para se ai të vriste katër efektiv të policisë i ka shpëtuar një kontrolli policie në Durrës duke u identifikuar si nënkomisar policie. Por dyshimet e uniformave blu, ka bërë që të lajmërohen eprorët e tyre dhe deri tek njoftimi i Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë për të bërë edhe verifikimin. Verifikim, i cili që në momentin që u realizua shkaktoi një tragjedi në qytetin bregdetar. Por përpara këtij episodeve Dajti i ka shpëtuar një tjetër rrethimi policor, që vuri në pranga katër shokë të tij. Në një aksion të forcave RENEA tek ish-ekspozita "Shqipëria sot", mes pallateve të kësaj lagjeje, forcat RENEA ndërhynë, duke ndalur në befasi një automjet të dyshimtë. Tre nga personat që ndodheshin në autoveturën me targa të huaja AT 347 XV mundën të largohen me shpejtësi, ndërsa policia i ka ndaluar. Vetëm njëri prej të arratisurve është vënë në pranga, ndërsa dy të tjerët nuk u kapën. Gjatë ndjekjes, agjentët e policisë kanë arritur të identifikojnë njërin prej të arratisurve, që ishte Dritan Dajti.
Ky lajm është publikuar: 10/08/2009