Bashkë me Dritan Dajtin ka qenë edhe një i katërt
Autori i Lajmit: Romir Saraçi
Masakra e Durrësit
Një person i katër mund të ketë qenë me Dritan Dajtin në momentin që ai ekzekutoi katër efektivët e policisë. Grupi i hetimit ka ngritur dyshimet për praninë e personit të katër pasi pak metra larg vendit të ngjarjes janë vërejtur gjurmë gjaku, që sipas dyshimeve i përkasin personit që dyshohet se është larguar. Tashmë pritet vetëm përgjigja e analizave nëse gjaku i përket apo jo ndonjërit prej viktimave apo të plagosurve. Mësohet se hetuesit janë në kërkim të identitetit të personit të 4-tër që ka qenë me Ditan Dajtin, ditën e masakrës. Deri më tani ka rezultuar se Dajti ishte i shoqëruar nga Ledio Mara dhe Ergest Xhaxhi atë ditë, por policia dyshon se një person i katërt ka qenë me ta, pasi janë gjetur njolla gjaku pak metra larg vendngjarjes. Kjo çon në dyshimin se një person i katërt është arratisur. Gjatë 24 orëve të fundit, ka pasur disa shoqërime ën ambientet e Drejtorisë së Policisë Tiranë, por që ende nuk ka të dhëna për të arrestuar të tjerë.
Hetimi
Dyshimi për praninë e një personi të katërt ka detyruar prokurorët e Krimeve të Rënda që të shkojnë sërish në Durëës paraditen e djeshme. Dy prokurorët e çështjes sëbashku me hetues dhe inspektor të Policisë së Shtetit kanë shkuar në vendin e ngjarjes për të ngritur edhe njëherë skenën e përplasjes dhe shkëmbimin e zjarrit mes agjentëve të policisë dhe të kërkuarit Dritan Dajti. Nga ekspertiza që u është bërë trupave të policëve të vrarë, ka rezultuar se ata janë vrarë nga një pistolet tip “Berret” që pas hetimeve të kryera, rezultoi se ishte përdorur nga Dritan Dajti. Burime pranë grupit hetimor bëjnë të ditur se ekspertiza ka zbuluar pikërisht këtë fakt, se plumbat që kanë shkaktuar vdekjen e katër oficerëve të policisë kanë dalë nga pistoleta tip “Berret” që u sekuestrua ne vendin e ngjarjes dhe që i përkiste të shumëkërkuarit.
Arrestimet
Burimet policore bëjnë me dije se do të ketë arrestime të tjera. Dyshimet janë të forta për rrjetin kriminal të Dritan Dajtit, por ende janë të pakta provat materiale që do të vendosin përpara drejtësisë edhe bashkëpunëtorët e tij. Puna e policisë dhe prokurorisë është ndarë në disa drejtime. Përveç zbardhjes së ngjarjes së rëndë dhe vënien përpara drejtësisë së autorit për krimin e kryer, organi i akuzës po punon për të zbardhur edhe aktivitetin e jashtëligjshëm të Dritan Dajtit për 6 vitet e arratisjes. Mbrëmjen e së premtes efektivët e Komisariatit numër dy realizuan arrestimin në flagrancë të 21-vjeçarit kryeqytetas Elvis Karoli. Sipas policisë, arrestimi i tij u krye sepse pas shumë informacioneve të marra në rrugë operative nga agjentët e blu, dyshohet se 22-vjeçari Karoli kishte lidhje shoqërore me të arrestuarin Dritan Dajti. Më pas gjatë kontrollit të zhvilluar nga policia në banesën e tij u gjetën disa materiale luftarake, të cilat u bllokuan prej policisë.
Dritan Dajti alias Nënkomisar Agron Zeneli, kërkohet origjina e dokumentit
Dajti dyshohet se ka organizuar më së mire dhe është fshehur nga policia duke shfrytëzuar dokumentet e tyre. Ai kishte arritur të siguronte një dokument me emrin Agron Zeneli dhe mbante gradën e nënkomisarit. Ky dokument dyshohet se është falsifikuar prej Dajtit, por grupi i hetimit, duke parë precizonin e lartë të falsifikimit ka hedhur dyshimet se ky dokument mund edhe të jetë lëshuar nga policia dhe Dajti e ka manipuluar duke ndryshuar vetëm foton. Nga verifikimet policia ka mundur të zbardhë pjesën më të madhe të itinerareve të Dritan Dajtit në arrati. Mësohet se për gjatë këtyre viteve kur policia rrëmonte nëpër informatorë për të zbuluar nëse Dajti ndodhej jashtë shtetit apo në Shqipëri, nëse ai qëndronte i mbyllur në ndonjë banesë të fshehtë apo gjetkë, Dritan Dajti jetonte dhe lëvizte si gjithë të tjerët madje thuhet se më lirshëm se të lirët. Ai udhëtonte shpesh në rrugën Tiranë-Durrës dhe anasjellas. Pas kapjes së tij policia ka mundur të gjej dhe mënyrën sesi ai kishte mundur të mbante larg policët. Dritan Dajti ka mundur të mbaj larg policinë duke qenë pranë policisë. Një “nënkomisar” i figuruar në të gjitha dokumentet identifikuese që posedon policia e shtetit. Një nga kriminelët më të rrezikshëm të paktën kështu e cilëson policia, fytyra e të cilit figuronte në foton e tretë të personave të shumë kërkuar ja që ishte edhe në një dokument policie. Por në fakt ndryshonte emri, fytyrës së tij, Dajti i kishte vënë emrin Agron Zeneli. Madje atij i gjet edhe një patentë italiane me foton e tij dhe emrin Agron Zeneli. Dritan Dajti kishte më shumë pajisje policie se një polic i vërtetë. Radio, armë, dokumente policie të gjitha këto Dajti i mbante gjithmonë me vete ashtu sikurse një punonjës policie i cili rrezikon ndonjë masë ndëshkimore nëse nuk i mban ato jo vetëm me kujdes por gjithmonë me vete. Policia nuk përjashton dyshimet që Dajti të jetë ndaluar nga patrulla policie gjatë kësaj kohe dhe t ia ketë hedhur paq falë gradës “nënkomisar” që kishte përvetësuar. Gjetja e këtyre dokumenteve dhe dyshimet për aktivitetin e tij kriminal ka bërë që grupi i hetimit të zgjerojë rrezen e hetimit edhe brenda radhëve të policisë, që nëse mësohet se ai dokument është lëshuar nga policia atëherë policia do të marrë një goditje të dytë pas asaj të humbjes së katër efektivëve.
Ky lajm është publikuar: 10/08/2009