Zbardhet pasuria e familjes Berisha
adi shkembi
Djali i Kryeministrit Berisha, Shkëlzeni ka blerë gjatë vitit të kaluar një makinë tip Audi të vitit 2007, me vlerë 18 mijë euro, ndërsa vajza, Argita Malltezi, ka shtuar sipërfaqen e shtëpisë në kryeqytet, që i ka kushtuar 70 mijë euro. Gazeta boton sot të plota deklarimet e familjes së Kryeministrit.
Shkëlzen Berisha
Gjatë vitit 2009, djali i kreut të ekzekutivit shqiptar ka deklaruar disa llogari bankare, me vlera që variojnë nga 461 mijë lekë të reja (llogari në bankën Credins), deri në 280 mijë euro (llogari rrjedhëse private në Bankën Intesa San Paolo). Sipas deklarimit të depozituar pranë ILDKP-së, për Shkëlzen Berishën mësohet se të ardhurat e tij gjatë vitit 2009, nga aktiviteti si konsulent juridik, janë 796 mijë lekë, ndërsa të ardhura neto nga aktiviteti privat në fushën e pasurive të paluajtshme janë 200 mijë euro. Ai ka raportuar në të njëjtën kohë edhe blerjen e një automjeti me vlerë 18 mijë euro.
Argita Malltezi
Vajza e Kryeministrit gjatë vitit të kaluar ka shtuar sipërfaqen e shtëpisë, që ka në rrugën “Mustafa Matohiti”, konkretisht sipërfaqen e brendshme, 65 m2 dhe verandën 59 m2. Vlera e kësaj shtese kap shifrën 70 mijë euro, që sipas formularit të deklarimit të pasurisë është shlyer brenda prillit të këtij viti. Të ardhurat e Argita Malltezit janë thuajse të njëjta me ato të vitit 2008. Ajo përfiton një rrogë bruto prej 993 mijë lekësh si pedagoge në Fakultetin e Drejtësisë dhe 419 mijë lekë nga aktiviteti si avokate, deri në datën e mbylljes. Në të njëjtën kohë, Malltezi ka dhënë një apartament me qira, prej të cilit fiton 14.040 euro dhe një apartament në godinën e ETC-së, nga i cili fiton 10.800 euro. Për tre muaj të vitit të kaluar, ajo ka marrë edhe 16.650 euro nga mësimdhënia në fakultete private.
Kryeministri
Nga ana e tij, Kryeministri Berisha ka deklaruar të ardhurat nga paga dhe shpërblimet në shumën 2.2 milionë lekë të reja, si dhe pensioni i bashkëshortes, Liri Berisha, në shumën 273 mijë lekë të reja. Kreu i Qeverisë ka marrë gjithashtu edhe dieta për udhëtime jashtë shtetit, 3040 euro dhe 1600 USD.
Deklarimi i pasurisë së familjes së Kryeministrit
Sali Berisha
Llogari në emër të Liri Berishës, Tirana Bank + 20.215 lekë
Intesa San Paolo, llogari në emër të Sali Berisha – 18 USD
Llogari në emër të Sali dhe Liri Berisha, Banka San Paolo (Ish Banka Amerikane e Shqipërisë) – 1800 lekë
Llogari në emër të Sali Berisha në Bankën Credins + 0.96 lekë
Llogari në emër të Liri Berisha, për efekt të derdhjes së pensionit në Bankën Credins + 304.461 lekë
Llogari në emër të Liri Berisha, në Raiffeisen Bank – 300 lekë
Llogari në emër të Liri Berisha në Raiffeisen Bank + 136 lekë
Llogari në emër të Sali Berisha në Raiffeisen Bank – 13.546 lekë
Llogari në emër të Sali e Liri Berisha, Intesa San Paolo Bank – 889 euro
Të ardhura nga paga dhe shpërblime në Kryeministri (Sali Berisha) 2.200.486 lekë
Të ardhura nga pensioni Liri Berisha 273.420 lekë
Dieta për udhëtime jashtë vendit si Kryeministër 3.040 euro
Dieta për udhëtime jashtë vendit si Kryeministër 1600 USD
Shkëlzen Berisha
Llogari rrjedhëse Banka Credins 461.783 lekë
Llogari rrjedhëse private Banka Intesa San Paolo 280.412 euro
Llogari rrjedhëse si person fizik Banka Intesa San Paolo 28.187 euro
Llogari rrjedhëse private Banka SEB 11.360 SEK
Kontratë për blerje automjeti tip Audi Allroad, të përdorur, prodhim i vitit 2007, për vleftën 18 mijë euro.
Të ardhura neto nga aktiviteti, si person fizik (konsulencë juridike) 796.713 lekë
Të ardhura neto nga aktiviteti privat në fushën e pasurive të paluajtshme 200.000 euro
Argita Malltezi
Emporiki Bank, llogari rrjedhëse + 41 USD; + 10.849 euro
Chavy Case Bank, llogari rrjedhëse + 4400 USD
UNECU llog. kursimi dhe rrjedhëse- nuk ka ndryshim
Raiffeisen Bank + 4120 euro; + 1.708.602 lekë
Banka Credins + 4599 euro
Intesa San Paolo Bank + 6683 euro; - 34 USD
BKT - 17.003 lekë
Procredit Bank + 5045 lekë
Shtim sipërfaqe apt. Rr. M. Matohiti, kati 8, 65 m2 sip e brendshme, 59 m2 verandë. Pagesa do të kryhet brenda muajit prill 2010. 70 mijë euro
Rroga bruto vjetore në Fakultetin e Drejtësisë dhe shpërblime 993.800 lekë
Nga aktiviteti i avokatisë deri në datën e mbylljes 419.543.54 lekë
Nga dhënia me qira e një apartamenti rr. Lidhja e Prizrenit 1170 euro/muaj neto x 12 muaj
Nga dhënia me qira e një apartamenti, godina ETC 900 euro/muaj neto x 12 muaj
Nga mësimdhënia në fakultete private 5550 euro x 3 muaj