E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministrat, të varfër, deklarojnë pagat dhe kreditë për shtëpi



ADI SHKEMBI

Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive publikon deklarimet e zyrtarëve më të lartë të shtetit. Gazeta publikon sot deklaratat e plotësuara nga ministrat e kabinetit qeveritar për vitin 2009. Ministri i Drejtësisë, Bujar Nishani ka deklaruar blerjen e një makine tip Toyota, të cilën e ka blerë në maj të vitit të kaluar për 3500 euro, ndërkohë që ka paguar 285 mijë lekë të reja për një kredi për shtëpi, të marrë në vitin 2006. Përveç pagës së tij dhe të bashkëshortes, Nishani ka deklaruar të ardhura nga qiraja e një dyqani në Durrës, prej 500 mijë lekësh në vit. Ministri i Ekonomisë, Dritan Prifti në formularin e tij ka plotësuar të ardhurat nga paga e tij dhe e bashkëshortes, ndërkohë që kjo e fundit ka pasur një aktivitet të ngjeshur me shitjen e aksioneve nga “Fortis 2”, që kap shifrën e mbi 299 mijë euro. Në të njëjtën kohë, ajo ka raportuar blerjen e një apartamenti 58 m2 në rrugën “Dervish Hima”, me vlerë 8.8 milionë lekë. Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu ka deklaruar pranë Inspektoratit se ka mbyllur një overdraft prej 90 mijë euro në bankën San Paolo, e cila është në emër të bashkëshortit, ndërkohë që nga të ardhurat, përveç pagës së saj dhe të bashkëshortit ka deklaruar edhe qiranë e një dyqani, që është 2500 euro në muaj. Ministri i Shtetit, Genc Pollo ka shitur gjatë vitit të kaluar shtëpinë te Pishat e Buta në Golem, për të blerë një tjetër në fshatin turistik, Laguna Blu, në Qerret të Kavajës, e cila ka kushtuar 70 mijë euro. Për këtë, ai ka marrë edhe një kredi prej 40 mijë euro në Bankën Intesa San Paolo. Për këtë kredi, ai paguan një këst mujor prej 392 euro, ndërkohë që paguan edhe 197 euro për kredinë e marrë në vitin 2005, për blerjen e shtëpisë te Pishat e Buta. Ministri i Financave, Ridvan Bode, vazhdon të paguajë dy kredi, ajo e marrë nga Enti i Banesave në shumën 126 mijë lekë dhe te Raiffeisen 4200 euro. Zv.kryeministri Ilir Meta ka deklaruar pagën si deputet dhe zv.kryeministër, si dhe pagën e bashkëshortes si anëtare e Këshillit të Bashkiak dhe sekretare organizative e LSI-së. Ndërkohë, Monika Kryemadhi ka deklaruar një overdraft prej 20 mijë euro, të përdorur nga Drini Kryemadhi, e cila është shlyer brenda vitit 2009.

pasurite e deklaruara nga ministrat

Bujar Nishani
- Blerje automjeti top Toyota, me targë TR 3885 S, blerë në maj 2009 3500 euro
- Gjendje cash nga kursimet e të ardhurave vjetore 1700 euro
- Të ardhura nga paga si ministër për vitin 2009 1.672.254 lekë
- Të ardhura nga honoraret KLD për vitin 2009 27.000 lekë
- Të ardhura nga paga e bashkëshortes pranë MTKRS 780.016 lekë
- Të ardhura si anëtare e bordit të Posta SHA 243.442 lekë
- Të ardhura nga dhania me qira e dyqanit në Durrës 45 mijë lekë/muaj
- Kredi për apartament, e deklaruar në vitin 2006 nga Raiffeisen Bank 285.810 lekë
- Pagesa për studime për dy fëmijët pranë Kolegjit turk 6.000 euro

Dritan Prifti
- Bank Of America Cambridge, MA, USA pakësim 3.452 USD
- Raiffeisen Bank, llogaria në lekë, pakësim 383 lekë
- Banka Credins, llogaria e pagës në lekë 6700 lekë
- Banka Intesa San Paolo llogaria në euro dhe USD mbyllet
- Paga si deputet e Dritan Priftit 1.307.143 lekë
- Paga si ministër e Dritan Priftit 562.573 lekë
- Paga e bashkëshortes Meri Prifti pranë “kapital DM” neto 460.800 lekë

Majlinda Bregu
- S’ka ndryshim në llogaritë e mia në Raiffeisen e San Paolo
- Pakësuar me rreth 1 milion e 400 mijë lekë llogaria në San Paolo në emër të bashkëshortit
- Mbyllur overdrafti prej 90 mijë euro në San Paolo në emër të bashkëshortit
- Të ardhura nga qira e dyqanit 2500 euro/ muaj
- Të ardhura nga paga 1.385.133 lekë
- Të ardhura dhe shpërblime bashkëshorti 52.000 euro, s’ka ndryshime me një vit më parë.

Ridvan Bode
- Llogaria rrjedhëse Raiffeisen Bank, Eglantina Bode pakësuar 1.198.232 lekë
- Depozitë Kursimi BKT, Eglantina Bode pakësuar 1.205.745 lekë
- Llogari rrjedhëse San Paolo Bank, Ridvan Bode pakësuar 236.615 lekë
- Depozitë Alpha Bank, Ridvan Bode shtuar 440.000 lekë
- Depozitë Alpha Bank, Adela Bode shtuar 1.500.000 lekë
- Depozitë Alpha Bank, Eraldo Bode shtuar 1.500.000 lekë
- Ridvan Bode të ardhura nga paga dhe shpërblime 1.746.401 lekë
- Eraldo Bode të ardhura nga pensioni familjar 119.378 lekë
- Ridvan Bode të ardhura nga interesa bankare Alpha Bank 440.000 lekë
- Adela+ Eglantina të ardhura nga interesa bankare BKT 85.745 lekë
- Kredi për apartament banimi Enti Kombëtar i Banesave, fillimi viti 2000 126.000 lekë
- Kredi Raiffeisen Bank, fillimi viti 2007 4200 euro

Lulzim Basha
- Të ardhura neto nga paga si Ministër i Punëve të Jashtme 1.143.730 lekë
- Të ardhura nga paga si Ministër i Brendshëm 495.035 lekë
- Të ardhura nga paga e bashkëshortes si Drejtore Programesh në Fondacionin EëPPP, Amsterdam, Holandë (part- time) 11.389 euro

Genc Pollo
- Apartament në fshatin turistik, Laguna Blu, Qerret, Kavajë me sipërfaqe 130 m2 me kontratë shitje 70 mijë euro. Burimi të ardhurave: 1) shitja e apartamentit te Pishat e Buta, Golem; 2) Kredi e marrë te Banka Intesa San Paolo 40.000 euro
- Llogari Bankare te Banka Intesa San Paolo: shtesë 362.930 lekë; pakësim 2.006.00 euro; shtesë 4.034.00 USD
- Llogari bankare Intesa San Paolo Bank Futura (ime bijë e para): shtesë 152.816 lekë. Llogari bankare Intesa San Paolo Futura (ime bijë, e dyta): shtesë 145.644 lekë
- Llogari bankare te Banka Raiffeisen- shtesë 144.843 lekë
- Llogari bankare te Tirana Bank shtesë 24 euro
- Paga neto si zv.kryeministër 1.393.154 lekë
- Paga neto si Ministër i Shtetit 407.600 lekë
- Kredi te Banka Intesa San Paolo për blerje apartamenti nga kompania Epidam në fshatin turistik, Laguna Blu. Data e fillimit 26 janar 2009; data e mbarimit 26 janar 2019. Shuma e kredisë 40 mijë euro. Kësti mujor 392.81 euro. Interesi: Elibor + 2%
- Kredi nga San Paolo Intesa për kontratë sipërmarrje/ blerje apartamenti në Golem, Kavajë, Pishat e buta. Data e fillimit: 17.06.2005. Data e mbarimit: 17.06.1015. Shuma e kredisë: 19.000 euro. Kësti mujor 197.87 euro. Interesi 6.93% (1.5% baza+ eurolibor)

Fatmir Mediu
- Llogari rrjedhëse për pagën te “Credins” 78.289 lekë (gjendja në 31.12.2009)
- Llogari rrjedhëse për pagën e bashkëshortes te BKT 167.941 lekë (gjendja në 31.12.2009)
- Shtesë gjendje cash për vitin 2009 të ardhura nga pagat 300.000 lekë
- Paga + shpërblime si Ministër Mjedisi 605.000 lekë
- Paga si deputet 1.601.546 lekë
- Paga+ shpërblime e bashkëshortes Albtelecom 1.722.438 lekë
- Të ardhura (të siguruara nga qiraja e banesës në bul. Zhan Dark (12 muaj x 900 euro) 10.800 euro
- Pagesë kësti kredie te Raiffeisen 284.526 lekë
- Pagesë kësti kredie te BKT (e marrë në vitin 2007- me këst mujor 1733 euro) 20.869 euro

Genc Ruli
- Interesa të përfituara dhe tërhequr nga investimi në bono thesari pranë BSH 366.651 lekë. Gjendja në 31.12.2009 5.000.000 lekë
- Interesa të llogaritura nga depozita me afat 1 vjeçar pranë ISP në vlerën 4.758 USD e kapitalizuar. Gjendja në 31.12.2009 154.261 USD
- Interesa të llogaritura dhe kapitalizuara nga depozita me afat 3 mujore pranë ISP 115 USD. Gjendja në 31.12.2009 10.131 USD
- Interesa të llogaritura dhe kapitalizuara nga depoziuta me afat 3 mujor pranë ISP në vlerën 194 euro. Gjendja në 31.12.2009 6288 euro
- Interesa të llogaritura dhe kapitalizuara nga depozita Futura për shkollimin e vajzës me afat 10 vjeçar janë 820 USD. Gjendja në 31.12.2009 është 34.747 USD.
- Depozita 20 mijë euro është investuar në Fonde Investimi afatgjatë në 2009 të investuar nga RFZ.
- Vlera 45.677.84 USD nga bashkimi i 2 llogarive është konvertuar në lekë dhe investuar në bono thesari me afat 1 vjeçar nga RFZ. Kapitali 444.349 lekë me interes 310.667 lekë i tërhequr.
- Llogari rrjedhëse personale pranë BKT, gjendja në 31.12.2009 82.000 lekë
- Tërhequr paradhënie për apartament dhe përdorur për investimin e shtëpisë, vlera 40 mijë euro.
- Llogari rrjedhëse personale pranë RFZ 444.340 lekë
- Llogari rrjedhëse e bashkëshortes pranë ISP 199.244 lekë
- Interesa të llogaritura dhe kapitalizuara në depozita me afat 1 vjeçar 2818 euro. Gjendja në 31.12.2009 është 54.299 euro
- Interesa të llogaritura dhe kapitalizuara në bono thesari në total kapitali 7.468.890 lekë me interesat në total 619.230 lekë.
- Paga si ministër i Ekonomisë 1.448.204 lekë
- Paga si ministër i Bujqësisë 495.991 lekë
- Paga si pjesëmarrës në bordin MADA 22.500 lekë
- Paga si pjesëmarrës në bordin e FSHZH 58.863 lekë
- Paga si pjesëmarrës në KRRTRSH 18.000 lekë
- Paga e bashkëshortes si menaxhere e burimeve njerëzore pranë kompanisë së sigurimeve Interalbania (bruto) dhe shpërblimet 1.800.000 lekë
- Kredi e marrë për shtëpi në BKT në vitin 2008 150 mijë euro, shlyer gjatë vitit 2009 12.920 euro
- Të ardhura nga interesat e depozitave dhe bono thesari investime të kapitalizuara 4758 USD+ 115 USD+ 194 euro+ 820 USD+ 2818 Euro+ 619.230 lekë
- Të ardhura nga interesat e depozitave e investimeve të tërhequra gjatë vitit 2009 366.651 lekë+ 310.667 lekë+ 8000 euro

Petrit Vasili
-Shtuar kursime nga të ardhurat 250.000 lekë
-Paga si Ministër Shëndetësie 620.454 lekë

Sokol Olldashi
- Shtuar pasuri e luajtshme në likuiditete, Burimi të ardhurat e vitit 2009: 9000 euro dhe 700.000 lekë
- Paga si ministër+ shpërblimi si anëtar i KRRTRSH-së dhe shpërblimi i fundvitit neto 1.652.002 lekë
- Paga vjetore e bashkëshortes, pedagoge e Universitetit të Tiranës bruto 1.145.300 lekë
- Paga vjetore e bashkëshortes, pedagoge e jashtme, shkolla e lartë jo publike “University of New York Tirana” 5.806 euro
- Paga vjetore e bashkëshortes, pedagoge e jashtme në UET- neto afërsisht 2.670 euro
- Kredi për blerje apartamenti (shih deklarimin paraardhës).

Ilir Meta
- Paga si deputet dhe zv.kryeministër 1.273.317 lekë
- Të ardhura nga shpërblime dhe komisione në Kuvend 662.874 lekë
- Të ardhura si anëtare e KB të Tiranës dhe këshillit të Qarkut (bashkëshortja) 314.077 lekë
- Të ardhura nga paga si sekretare organizative në LSI (bashkëshortja) 158.773 lekë

Myqerem Tafaj
-Likuiditete (rritje) në Bankën Raiffeisen + 1.277.667 lekë (M. Tafaj)
- Likuiditete (rritje) në Bankën Raiffeisen + 148.354 lekë (N. Tafaj)
- Likuiditete (ulje) në Landesbank Badenëurtienberg, Stutgard, Gjermani – 28.864 euro
- Të ardhurat si këshillar në Këshillin e Ministrave 1.237.413 lekë
- Të ardhura nga paga dhe shpërblime si ministër 868.214 lekë
- Paga dhe shpërblimi i bashkëshortes DAR, Tiranë 493.208 lekë
- 2500 USD kompl. Alpiag, pjesë e papaguar për apartament blerë në vitin 2001 (deri sa të përfundojnë veprimet e hipotekës)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›