E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rritje pagash per mjeket

Mjekët e qendrave shëndetësore në vend do tëë përfitojnë deri në një pagë shtesë në varësi të punës që kanë kryer gjatë gjashtë muajve të parë të vitit.
Instituti i Kujdesit Shëndetësor do të shpërndajë rreth 320 milion lekë, fond i cili do të përdoret për të shpërblyer rreth 2000 mjekë familje dhe specialistë, 6600 infermierë dhe 750 sanitare, shoferë e ekonomistë. 
Si rezultat i rritjes së numrit të vizitave, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, qendrat shëndetësore këtë vit kanë arritur të tërheqin rreth 22 milion lekë më shumë ndërsa si rezultat i plotësimit të indikatorëve të bonusit 70 milion lekë më shumë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›